Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshi këtu ndalimin e individëve dhe bizneseve të lidhura me Kremlinin në pasjen e aksesit në ekspertizën ligjore britanike.
Nga sot, avokatët britanikë do të pengohen të këshillojnë kompanitë ruse për disa marrëveshje biznesi. Sanksionet janë lëvizja e fundit që synon të ndërpresë marrëdhëniet me Moskën ekonomikisht. Zyrtarët britanikë thanë se sanksioni mund të ndikojë në aftësinë e Rusisë për të marrë këshilla ligjore për gjithçka, nga marrëveshjet tregtare midis korporatave globale deri te huadhënia ndërkombëtare e parave.
Ministria e Drejtësisë britanike, e cila njoftoi masën, tha se Rusia është shumë e varur nga vendet perëndimore për ekspertizë ligjore. Më parë, Britania e Madhe ka eksportuar rreth 56 milion £ në shërbime ligjore për bizneset ruse në vit.