Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Lajmi është bërë i ditur këtë të premte, me trajnerin Murat Yakin që ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferovic për të zëvendësuar sulmuesin Breel Embolo të dëmtuar.
Bislimi është pjesë e Luganos në Zvicër dhe ka luajtur dy ndeshje për Kosovën në 2022. Duket se dokumentacioni në FIFA është gati, me 23-vjeçarin që ka lënë Dardanët dhe ka zgjedhur kombëtaren helvete.