Grupi mercenar rus Wagner do të dorëzojë pajisjet e rënda ushtarake në ministrinë e mbrojtjes, pas përfundimit të rebelimit të tyre të shkurtër gjatë fundjavës.

Në një sfidë të paprecedentë ndaj autoritetit të Presidentit Vladimir Putin, luftëtarët e Wagner avancuan drejt Moskës të shtunën, duke kërkuar shkarkimin e udhëheqjes ushtarake ruse për atë që ata e shohin si keqpërdorim të luftës në Ukrainë.

Mirëpo marshimi për drejtësi siç e cilësuan ata nuk zgjaty9i shumë, pasi shumë shpejt ata u tërhoqën nga kryengritja për të mos shkaktuar gjakderdhje mes rusëve.

Ata më pas i dhanë fund befas rebelimit të tyre dhe u kthyen në bazë sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.