Gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuar në kubik, në Mirditë arrestohen 2 persona.
Njoftimi i plotë:
Qarku Lezhë/Vijon në të gjithë territorin e qarkut, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.
✅Në Mirditë finalizohet faza e 18-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve të forcave të Policisë së Komisariatit Mirditë, të pajisura me dronë, në zonat e thella malore të fshatit Xhuxhë.
Asgjësohen 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa, që u gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë.
Identifikohen dhe arrestohen 2 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
✅Gjithashtu, në Lezhë, nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kultivimit të 233 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në malin e Shëngjinit dhe të asgjësuara më 31 maj 2023, gjatë fazës së 8-të të megaoperacionit “Imazhi”.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e Lezhës ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale
-Në kuadër të fazës së 18-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Bjeshkët e Xhuxhës”, njësia administrative Fan, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, 1664 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve B. H., 55 vjeç, banues në Kurbin dhe I. C. 32 vjeç, banues në Krujë, të dyshuar si autorë të kultivimit të fidanëve në kubikë.
– Ndërkohë strukturat hetimore vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kultivimit të fidanëve dhe bimëve të asgjësuara nga policia gjatë fazave të zhvilluara më parë të këtij megaoperacioni policor.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga struktura hetimore e Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të 233 bimëve narkotike që u gjetën në malin e Shëngjinit dhe u asgjësuan në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit, fazë e cila është zhvilluar më datë 31 maj 2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.