Vlora është një ndër destinacionet turistike me më të njohura në Shqipëri për pushuesit e huaj.

Udhëtimet turistike me mjetet lundruese në brigjet e Vlorës, në gadishullin e Karabarunit, ishullin e Sazanit, etj., shihen si një alternativë joshëse nga turistët e huaj. Ata kanë mundësi të eksplorojnë plazhe të virgjëra përmes lundrimit. Ajo çka i tërheq më shumë këta pushues është natyra e mrekullueshme që ofron vendi ynë.

Po operatorët e këtyre anijeve shprehen se moti i përkeqësuar i këtyre ditëve ka bërë që të anulohen dhjetëra prenotime.