Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në “Air Albania”. Sfida është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa janë shitur të gjitha biletat për mbrëmjen e sotme. Interesit maksimal i është përgjigjur edhe trajneri Sylvinho, që ka hedhur në fushë një formacion sulmues.

Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë në këtë takim pas humbjes me Poloninë në ndeshjen e parë. Në krahun tjetër, moldavët kanë marrë dy pikë në dy ndeshje.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Asani, Uzuni, Cikalleshi