Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se dyshohet qe mes muxhahedinëve ka agjentë të infiltruar.
Para se mediat t’u jepnin zë dhe figurë muxhahedinëve, që sipas tij, gënjenin sy për sy, duhet të prisnin një njoftim zyrtar të policisë.
“Duhet të prisnim të përfundonte kontrolli i Policisë së Shtetit, të dilte me një deklaratë zyrtare Policia e Shtetit dhe më pas të shkonim ne të gjitha mediat dhe t’i jepnim zë dhe figurë muxhehedinëve të cilët gënjenin sy për sy që policia po i dhunonte, madje ka pamje filmike që ata po dhunonin Policinë e Shtetit.
Shtrihen para furgonëve të policisë, iu bllokojnë rrugën dhe nuk ka asnjë lloj dhunë fizike të policisë ndaj muxhahedinëve,” – u shpreh Çelmeta.