Sipas parashikimit të Krisanthi Kallojerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo është javë e mirë për kontakte por jo për shpenzime dhe konflikte. E mërkura dhe e enjta janë dy ditë të favorizuara për të gjetur zgjidhje për problemet ndërsa fundjava është pjesa më delikate sepse situatat do të ndikohen nga presioni dhe acarimi.
Krisanthi Kallojeri: Të dielën dhe të hënën mos merrni vendime, mos u besoni fjalëve dhe informacioneve që do të dëgjoni, mos pini dhe mos vozisni makinën nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve të tjera. Fundi i javës është i vështirë. Mund të kemi ndarje si pasojë e një pabesie që mund të jetë bërë gjatë javës dhe zbulohet në fund të saj. Mund të dalin në pah skandale ose gjëra që deri më atëherë nuk i njihnim dhe të udhëheqin situatën në një konflikt. Është periudhë erotike ndaj kemi dhe pabesi e tradhti.
Dashi – Këtë javë është e rëndësishme të jeni shumë aktivë, të jeni shumë socialë në jetën tuaj të përditshme për arsye se përmes kontakteve, bisedave do të funksionojnë në mënyrë të dobishme për zhvillimin tuaj pasi do të merrni të dhënat ose informacionet e duhura që ju duhen për përparim. Në fillim të javës disa nga ju mund të udhëtojnë edhe për çështje pune. Në fundjavë, i cili është i vështirë për të gjithë, mos u nxitoni, mos jini arrogantë, evitoni konfliktet dhe tensionet dhe një situatë shpërthyese. Mund të keni probleme në sferën financiare por jeni në një periudhë shumë favorizuese dhe pengesat do të jenë të përkohshme. Jeni vërtet të favorizuar, por duhet të jeni parashikues. Kujdes me shpenzimet në fund të javës.
Demi – Java të mërkurën dhe të enjten ju krijon mundësi të zgjidhni çështje që ju shqetësojnë lidhur me shtëpinë, ambientin tuaj në përgjithësi. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë në një fazë shumë të mirë ku mund të arrijnë suksese, realizime dhe të fillojnë një cikël të ri jete. Në situatë më të vështirë, me ndryshime, probleme e tensione do të jenë të lindurit në datat 10-13 Maj. Të gjithë të jenë të vëmendshëm në fund të javës sepse mund të dalin probleme nga e shtuna e deri të martën që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, probleme me marrëdhëniet. Disa mund të bëjnë një ndryshim,të ndërrojnë shtëpi që është diçka pozitive si hap që ndërmerrni apo të bëni punime në shtëpi. Kujdes në lëvizjet që do të bëni në fushën ekonomike në përgjithësi deri në javën që vjen. Ndryshimet mund të vijnë si një reagim ndaj presionit që ju ushtrojnë të tjerët dhe nevojën që do të ndieni për të qenë të lirë.
Binjakët – Të mërkurën dhe të enjten janë dy ditë që mund të përfitoni nga takime me njerëz të afërm e miq. Ndërkohë mund të bëni një udhëtim për çështje pune ku do të përfitoni dhe do keni një bashkëpunim fitimprurës e të dobishëm për ju. Në fund të javës do të keni disa pengesa që do të vijnë si rezultat i një nervozizmi të brendshëm që mund të ndieni dhe t’ju udhëheqë në vendime negative ose që s’duhet t’i merrni. Kujdes në lëvizjet me makinë dhe sigurohuni të dielën dhe të hënën që vjen se i vlerësoni drejt situatat. Mënyra se si do i perceptoni gjërat të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës, sidomos në datat 25-26 nuk do jetë shumë reale. Kujdes në sferën profesionale, jini sa më të përpiktë. Ekziston mundësia që në të kundërt të gjeni të ekspozuar nga tani e deri në vitet që do vijnë.
Gaforrja – Përfitoni të mërkurën dhe të enjten në sferën financiare veçanërisht ju që keni punën ose biznesin tuaj por edhe ju të tjerët mund të keni një ndihmë ose mbështetje, edhe pse të vogël. Mund të jetë edhe një shtysë që mund t’ju sjellë një përfitim. Fundi i javës do të ketë një ankth për ju. Ndoshta mendoni disa shpenzime që kanë të bëjnë me investime që prekin synimet dhe projektet tuaja. Mirë është t’i mendoni nga java tjetër dhe kujdes në këmbimet ekonomike me miqtë se mund t’ju udhëheqin në konflikte dhe në debate. Mos iu besoni sekreteve që do iu thonë të tjerët në fund të javës, veçanërisht të dielën dhe të hënën.
Luani – Përfitoni nga e mërkura dhe e enjtja për çështje që kanë të bëjnë me punën e karrierën që ju sjellin zhvillim dhe përparim. Stres, nerva dhe një situatë pak të acaruar dhe shpërthyese mund të përjetoni në fund të javës, veçanërisht nga e shtuna deri të martën. Më të ndikuarit janë të lindurit në datën 12-15 Gusht. Veproni me qetësi. Nëse diçka që të tjerët që janë më lart se ju duan t’jua imponojnë, nuk është momenti të reagoni menjëherë në mënyrë arrogante ose egoiste. Dëgjoni e reagoni me qetësi. Mund të tregoni që nuk jeni të kënaqur po pa çuar situatën në konflikt. Të dielën e të hënën mos shkaktoni konflikte me dikë nga rrjeti juaj miqësor apo social dhe çështjet ekonomike që mund t’ju preokupojnë të dielën dhe të hënën mund t’i zgjidhni nga e mërkura e tutje.
Virgjëresha – Të mërkurën dhe të enjten keni mundëis të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me punën, të bisedoni me njerëz që janë më lart se ju dhe të merrni përgjigje pozitive ose të diskutoni çështje që kanë të bëjnë me prindërit tuaj dhe të gjeni zgjidhje. Në fund të javës mos u shqetësoni për situata dhe gjëra që nuk janë në dorën tuaj ose nuk janë siç paraqiten. Kujdes në marrëdhëniet e çdo lloji në fund të javës ju të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës. Mos humbisni ekuilibrin si pasojë e taktikës që duan t’ju imponojnë të tjerët dhe nëse ju premtojnë diçka mos merrni vendim të dielën dhe të hënën, mund ta lini nga e marta e tutje.
Peshorja – Të mërkurën dhe të enjten mund të përfitoni nga takime me njerëz të rrjetit tuaj social prej të cilëve do të keni informacione të rëndësishme për punën, zhvillimin dhe planet tuaja në përgjithësi. Në fund të javës, sidomos nga e shtuna deri të martën mund të hyni në konflikt me një mik, një njeri tuajin që ju mbështet ose një konflikt, ndarje ose krizë në marrëdhënien tuaj me bashkëpunëtorin, të dashurin apo partnerin. Konflikti mund të jetë pasojë e një çështjeje ekonomike ose pasigurie që ndieni brenda jush dhe që është rrjedhojë e dyshimeve. Të dielën dhe të hënën jini më të kujdesshëm për shëndetin, mënyrën si ushqeheni sidomos nëse udhëtoni dhe për gabimet si pasojë e pakujdesisë.
Akrepi – Të mërkurën dhe të enjten mund të kërkoni ndihmë e mbështetje nga njerëz që janë më lart se ju, mbështetje në punë ose nga prindërit në lidhje me planet që ju keni. Në fund të javës jeni nga shenjat më të ndikuara sepse situata do jetë e tensionuar në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja pasi problemet në punë apo që paraqiten nga njerëzit që ndani jetën e përditshme mund të krijojnë një situatë pak shpërthyese ose t’ju provokojnë, ju dini ta ruani gjakftohtësinë dhe mirë është ta bëni dhe të veproni në një moment tjetër. Në fund të javës, të dielën dhe të hënën mos mendoni, realizoni dhe veproni, qetësohuni dhe relaksohuni. Nga e marta e tutje mund t’i shihni gjërat me sy tjetër.
Shigjetari – Të mërkurën dhe të enjten keni mundësi të realizoni një marrëdhënie, bashkëpunim fitimprurës, të bisedoni me një bashkëpunëtor që do ndihmojë në promovimin e punëës tuaj. Mund të bëni një udhëtim me të dashurin tuaj, të takoni një person me të cilin mund të hyni në një marrëdhënie ose të bëni një udhëtim me partnerin dhe atje të bëni disa biseda që do përforcojnë marrëdhënien dhe ta çojnë në një shkallë më tej. Nga e shtuna deri të martën mund të përjetoni ngjarje të papritura në jetën e përditshme, në punë dhe duhet t’i trajtoni me qetësi në mënyrë që të vijë dhe zgjidhja e duhur pa hyrë në konflikte. Më të kujdesshëm jini të dielën dhe të hënën të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, kryesisht në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja por edhe problemet që shfaqen në ambientin familjar. Ato dy ditë nuk do i vlerësoni mirë situatat ndaj lërini për nga java qëvjen.
Bricjapi – Të mërkurën dhe të enjten mund të rregulloni një çështje që ka të bëjë me organizimin më të mirë të jetës tuaj të përditshme që lidhet edhe me ambientn e shtëpisë apo punës. Nëse doni një mbështetje ekonomike që do ta vini në funksionim për të përmirësuar kushtet tuaja, të enjten dhe të mërkurën mund ta kërkoni. Në fund të javës, nga e shtuna deri të martën një çështje që ka të bëjë me një investim, shpenzim parash për një njeri të dashur mund t’ju nxjerrë jashtë programit. Për ata që duan të bëjnë një investim mos ta realizojnë deri të martën e të mërkurën e ardhshme. Të dielën dhe të hënën kujdes me gabimet në këmbimet në jetën e përditshme.
Ujori – Të mërkurën dhe të enjten do të përjetoni flirt, dashuri por edhe biseda me bashkëpunëtorët rreht një projekti ose investimi që doni të realizoni. Veproni këto dy ditë për një marrëdhënie ose bashkëpunim fitimprurës. Fundi i javës, nga e shtuna deri të martën është i vështirë sepse jeni një nga katër shenjat më të ndikuara. Më të ndikuarit janë të lindurit në datat 8-11 Shkurt. Mund të përjetoni një situatë të tensionuar me marrëdhëniet, bashkëpunimet tuaja, të ndërprisni një bashkëpunim ose marrëdhënie për të filluar një të re ose të keni tensione e probleme në familje. Të tjerë mund të kenë thjesht zhvendosje ose ndryshime në shtëpi. Ruani marrëdhënien që ju intereson dhe kujdesuni më tepër për shëndetin. Të dielën dhe të hënën evitoni çdo investim ekonomik dhe çdo vlerësim në sferën financiare.
Peshqit – Të mërkurën dhe të enjten mund të merrni disa vendime dhe të bëni disa veprime që do të ndihmojnë anën funksionale të përditshmërisë. Këtu përfshihen ndryshime me shtëpinë, zyrën ose ju e dini si ta bëni më funksionale jetën e përditshme. Në fund të javës, nga e shtuna deri të hënën mos hyni në konflikte me të tjerët, në punë, në rrugë, kur i jepni makinës, në jetën e përditshme sepse mund të humbasë kontrolli dhe nga një grindje e vogël mund të kalojë në një konflikt më të madh. Jeni njerëz të qetë por kur mblidhni shpërtheni më kollaj se një njeri nevrik. Të dielën dhe të hënën mendimet, fjalët, vlerësimet, analizat që do të bëni brenda vetes për situatën që shikoni nuk do jenë as të vërteta dhe as reale. Janë ditë shumë të mira për një realizim artistik dhe për të patur një fantazi më të madhe që e mira është ta hidhni në një copë letër dhe t’i jepni formë.