Leo Mesi nuk do të jetë më një futbollisti i PSG-së dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i kampionëve të Francës, Kristofe Galtie.
Përpara konferencës për shtyp për ndeshjen me Klermontin në fundjavë, trajneri u shpreh se kjo do të jetë sfida e fundit e Mesit.
“Kisha nderin dhe privilegjin për të qenë trajneri i lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. do të jetë ndeshja e fundit e Mesit në ‘Parc des Princes’ ajo kundër Klermontit”, ishin fjalët e Galtie.