Etrit Berisha ka kaluar një sezon të keq me Torinon. Portieri i kombëtares nuk ka luajtur asnjë minutë me fanelën e skuadrës torineze, ndërsa prej kohës është stërvitur veçmas.

Gardiani i kombëtares shqiptare do të provojë një eksperiencë te re në një tjetër skuadër. Marrëdhënia me trajnerin e Torinos, Juric nuk është e mirë dhe kjo ka shtyrë Berishën të kërkojë një skuadër të re.

Emri i ekipi ku do të luajë nuk bëhet e ditur, ndërsa marrëveshja është arritur. Zyrtarizimi pritet të bëhet pas ndeshjeve të kombëtares, por ajo që dihet është se 34-vjeçari është në kërkim të minutave dhe për shkak se kërkon një fanelë titullari ka pranuar të zbresë në Serie B.