Besimtarët Myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të mërkurë festën e Kurban Bajramit.

Mëngjësi i sotëm me mijëra besimtarë të besimit islam nga të gjithë grupmoshës në Durrës, Berat Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë etj, kanë nisur me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore.

Në Fushë Krujë besimtarët kanë tejmbushur stadiumin e qytetetit ku kanë falkur namazin e Kurban Bajramit.

FUSHË KRUJË

Muharrem Vrana dhe Dritan Rrahmani dy hoxhallarët kanë dhënë mesazhet e tyre për me shumë begati dhe harmoni për tërë besimtaret muslimane, Paqja dhe besimi ne Zot janë virtyet e çdo njeriu, ndaj në këtë ditë të kremtimit të Kurban Bajramit falenderimet i takojnë Allahut.

Ndërkohë në Shkodër falja e Bajramit është bërë në sheshin përballë xhamisë Ebu Beker në qendër të qytetit.

KORÇË

Korçë, besimtarët muslimanë falin namazin për Kurban Bajramin.

VLORË

Besimtarët muslimanë në Vlore falën këtë mëngjes namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia është zhvilluar pranë xhamisë kryesore të qytetit të Vlorës.

FIER
Për herë të parë Kurban Bajrami në Fieri u fal në shesh. Qindra besimtarët muslimanë, mbushën sheshin në qendër të qytetit për të falur namazin.