Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se së shpejti do të ketë pamje filmike të kamerave të sigurisë, që do të vërtetojnë se brenda në kamp nuk është ushtruar dhunë ndaj anëtarëve.

Rrumbullaku: Do të ketë edhe pamje filmike nga ajo çfarë ka ndodhur brenda në kamp, policia nuk ka ushtruar dhunë ju do t’i shikoni pamjet e të nxirrni konkluzione. I vetmi mjet që ka përdorur policia ka qenë spray. Hetimet do të nxjerrin se për çfarë është dhënë urdhri i Gjykatës për kontroll. Rezistenca e rezidentëve të SPAK ka filluar në momentin kur prokuroria ka kontaktuar paligjshmëri me sistemet teknologjike. Kemi të bëjmë me një komunitet prej 2500 banorësh.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pohoi se në momentin që është një urdhër Gjykatë nuk ka vend për diskutime por vetëm për zbatime.

Çuçi: Ne jemi shtet i pavarur dhe në momentin që ka një vendim gjykate nuk konsultohet me asnjë në botë. S’ka vend fare këtu për të diskutuar. Ne zbatojmë edhe vendime gjykate për të cilat mund të mos jemi dakord, nuk ka çfarë diskutohet, urdhri i gjykatës zbatohet. Pas aksionit të policisë, jemi në komunikim të vazhdueshëm për shumë gjëra, në lidhje me këtë nuk ka arsye përse të diskutosh një vendim gjykate. Ne kemi krijuar një agjensi të posaçme kombëtare në çdo organizatë që vlerësohet kritike nga cilësia e të dhënave që mbart.