Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar sot nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, për të përforcuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Përmes pamjeve të publikuara në Twitter, autoritetet turke bëjnë me dije se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

 

Erdogani është shprehur në lidhje me zhvillimet në veri se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut. Ai nënvizoi po kështu se Turqia është e gatshme të kontribuojë për këtë proces. Pas përshkallëzimit të situatës në 29 maj në Zveçan, mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të KFOR dhe 52 protestues. Dhuna e nxiti NATO-në të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që ndodhen tashmë atje, e të përgatitet edhe për dislokimeve të tjera të mundshme.