Katër parti të opozitës janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Në një konferencë për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.
Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Do ikim te marrim formularin për mbledhjen e 50 mijë qytetarëve, dhe deputetët do kërkojnë në parlament referendum për ndryshimin e sistemit. Të minimizphet ndarja rajonale duhen më pak se 4 rajone. Është pikërrisht kjo ndarje që dha 7 mandate plus për PS. Duhet heqja e herësit, me gjykatë kushtetuese herësi është hequr, duam të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Listat të jenë 100% të hapura dhe zgjedhësi të ketë më shumë se 1 alternativë. Kjo do të dobësonte fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të reflektohet në Kod vendimi i gjykatës kushtetuese për të pasur një prag rajonal”-tha Shabani i cili gjithashtu shtoi se duhet të ketë një ulje të moshës për qytetarët me të drejtë vote, duke ua dhënë mundësinë edhe 16 vjeçaëve.
I pranishëm në këtë konferencë, kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me këtë ndryshim synohet që t’i jepet fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Sipas tij, të dyja partitë përfituan numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare vetëm si pasojë e ndarjes rajonale që kanë bërë me reformën territoriale.
“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shëqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetatrëve. Vërtet këtë rradhë fitoi PS 7 deputetë më tepër sëesa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë”-tha Shehi.