Retorika nuk e shmang përplasjen totale. Në betejën cfilitëse Ukraina do t’i ezaurojë e para forcat. Rusia është në kërkim të vetëvendosjes kombëtare të saj dhe luan gjithçka. Amerika ka vetëm për të fituar. Po hapet një erë e re.
Fushata ushtarake ruse në Ukrainë vazhdon tashmë prej më shumë se një viti: siç ndodh shpesh, operacionet ushtarake nuk kanë shkuar siç kanë qenë planifikuar.Shoku i provuar në shkurtin e 2022 nga pjesa më e madhe e politikanëve, diplomatëve, analistëve do të ishte edhe më e madhe nëse do të mund të parashikohej qysh nga fillimi natyra dhe jetëgjatësia e këtij konflikti. Gjatë vitit të fundit ka ndodhur ajo që ndodh gjithmonë: ngjarje që dikur dukeshin të pamendueshme si rutinë, në mos norma. Shumë prej rusëve kundërshtarë me luftën kanë lënë vendin (flitet për qindramijëra persona). Kush ka mbetur në favor të zgjedhjeve të Moskës, ruan një indiferencë apo e njeh entitetin e problemeve, por mendohet se duhet të qëndrojnë bashkë me vendin edhe në këto kohëra të vështira. Sot është e qartë se Ukraina është distancuar nga e kaluara. Mbyllet një epokë, që nuk do të kthehet të varet nga rezultatet e këtij konflikti. Nuk bëhej fjalë vetëm për pasLuftën e Ftohtë, edhe pse i referohet sidomos 30 viteve të fundit. Bëhet fjalë për një erë ku një luftë midis vendeve të mëdha nuk konsiderohej si zgjidhje e mundshme e grindjeve gjeopolitike. Më thjeshtë, bëhej fjalë përtë gjithë periudhën që ka pasuar konfliktin e dytë botëror dhe që ka marrë formën e Luftës së Ftohtë e pastaj atë të të ashtuquajturit rendin ndërkombëtar liberal. Ajo që këto periudha kishin të përbashkët qe dominimi i superfuqive (fillimisht dy, më pas një) mbi gjeopolitikën botërore dhe ekzistenca e një sistemi institucionesh që përjashtonte çdo masë direkte dhe ballore të raporteve të forcës.
Nga frikësimi i dikurshëm ka mbetur një gjë e vetme, ndoshta më e rëndësishmja: armët bërthamore. Është ruajtur vetëdija se një konflikt midis fuqive të mëdha, të gjitha të pajisura me bombën atomike, ka shumë të ngjarë që çon në një luftë atomike. Ky mekanizëm frikësimi është ende i vlefshëm. Pa armë bërthamore, Rusia dhe NATO nuk do ta përkrahnin më një luftë hibride, por një në kuptimin e vërtetë të fjalës në shkallë të gjerë.Megjithatë, në radhë të parë, frika që ngjall lufta atomike është qartazi shumë më e ulët sesa e 40 – 50 viteve më parë. Në atë kohë bëhej fjalë për një eventualitet për t’u shmangur në çdo rrethanë; tani mbi këto rrethana fillohet të reflektohet, edhe pse deri më tani vetëm në fantazitë më mizore dhe të papërgjegjshme. Në radhë të dytë, shembulli i fushatës ukrainase demonstron se shkalla e përplasjes indirekte, edhe pse haptazi e deklaruar, mund të bëhej shumë më i lartë. Largohet me fjalë eventualiteti të përdoren mjete ekstreme, duke dhënë përshtypjen se çështja është përjashtuar. Por nuk ekziston siguria se nuk bëhet fjalë vetëm për një iluzion. Spektri i luftës botëroreprofilohet e papëlqyeshme në retorikën e të gjitha palëve në lojë.
Gjysma e dytë e ‘900 na ka mësuar me idenë se luftabotërore është e mundur. Armët bërthamore, që ngjallin frikë sepse projektojnë shkatërrimin e planetit, i kanë shkatërruar në sytë e fuqive që e mbajnë zakonin e sqarimit të raporteve të forcës nëpërmjet përplasjes ushtarake. Nëse konfrontimet ndodhin indirekt, nëpërmjet të tretëve, atëhere nuk ka limite përveç atyre të resurseve të disponueshme, por në mënyrë direkte, çështja është përjashtuar. Në këtë kuptim atomi «jopaqësor» ishte disiplinuar. Megjithatë kishte si kundërindikues desensbilizimin: në momentin ku është bindur se nuk do të shpërthejë më një luftë botërore, hapet një hapësirë e madhe dhe e pafundme manovre pëlr grindjet lokale pakashumë intensive. Këto grindje kanë fundin e testimit të anëve më të dobëta të konkurrentit dhe nëpërmjet të cilit mund të «lëvizje» duke akumuluar pika ekstra në një duel të pafundëm që nuk e parashikon një fitore me KO(fitorja në Luftën e Ftohtë, në fund të fundit, është arritur në mënyrë të papritur: njëri prej kundërshtarëve thjesht ka braktisur ringun). Në këtë kuptim, Lufta e Ftohtë nuk ishte më pak «hibride» se ajo që shikojmë të zhvillohen sot në skenën ndërkombëtare, pavarësisht se asnjë nuk më ka ardhur në mendje se quhet kështu.
Megjithatë edhe lufta botërore është bërë «botërore» jo nëmomentin në të cilën luftohej, por më pas, e rënë në një perspektivë historike. Mobilizimet masive të verës dhe të vjeshtës 1914 nuk i dërgonin europianët në frontet e një «lufte botërore». Veç kësaj, në mënyrë optimiste, parashikohej se konflikti do të zgjaste deri për Krishtlindje, kur të gjithë do të ktheheshin në shtëpi.Inercia e perceptimit e dhënë nga luftërat e shpeshta të ‘800 dhe ‘900, nganjëherë brutale, por të kufizuara – luftëra që shkonin të «korrigjonin» ekuilibrat e pushtetit –pengoi të besohej në mundësinë që të shpërthente një përplasje destruktive totale. Një vetëdije e tillë erdhi gradualisht, me shumëfishimin e humbjeve, me masën gjithnjë e më të madhe të luftimeve dhe të pasojave të tyre. Në fillimin e shekullit të kaluar politikanët europianeë përkundeshin në bindjen se brenda sistemit të marrëdhënieve të vendosur (ai «koncert europian» rezultat i Kongresit të Vjenës, megjithëse në fillimin e ‘900 do të prishej fuqimisht) do të kishte qenë gjithnjë e mundur të shmangej e pariparueshmja, pavarësisht nga sa do të kushtonte. Sot një rol i ngjashëm është ëuajtur nga funksioni shkurajues i armëve bërthamore, që e përjashton një luftë botërore. Por çfarë nënkupton?
Papa e ka quajtur konfliktin në Ukrainë një luftë botërore që nuk do të përfundojë shpejt, duke qenë se gjenden tashmë të përfshira shumë «duar» dhe shumë interesa.Atdhe i Shenjtë ndoshta ka të drejtë. Fushata ushtarake në zhvillim ka të gjitha karakteristikat e një sfide autentike midis fuqive të mëdha. Disponueshmëria e armëve bërthamore i jep një karakter special, por kjo nuk e bën luftën më pak mizore apo fatale. Vetë forma e përplasjes është e veçantë. Shtetet e Bashkuara (si lider të një Perëndim gjenerik) janë të përfshirë indirekt, por shumë aktivisht, duke e mbajtur në jetë agjentin e tyrendërlufutes, Ukrainën. Rusia kryen operacione ushtarake vetë, duke i përplasur direkt me agjentin e Amerikës në fushën e betejës. Kina qëndron menjanë, duke kërkuar një ekuilibër, por e konsideron rezultatin një faktor shumë tërëndësishëm për të ardhmen e saj. Pavarësisht ngurrimit kategorik të saj për të ndërhyrë, Pekini konsideron se një sukses hipotetik i Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt është dizavantazhues për Kinën dhe do të impenjohet që të mos realizohet. Të tre lojtarët po luajnë rangun në hierarkisë ndërkombëtare në pritje të fazës së ardhshme. Prej të treve, Rusia është ajo që rrezikon më shumë se të tjerët, pasi është direkt e përfshirë dhe ka nisur praktikisht këtë formë konflikti, pa e vlerësuar korrekt zhvillimin. Shtetet e Bashkuara kanë më pak për të humbur dhe më shumë për të fituar, edhe në kuptimin e ngushtë ekonomik.
Europa, aktor tjetër i përfshirë në këtë konflikt, gjendet në një pozicion të veçantë. Nuk po lufton për një rol të ardhshëm të sajin, por ruajtjen (e pamundur) të modusvivendi të mëparshëm. Në gjithë Perëndimin përsëritet slogani i papranueshmërisë së «rendit ndërkombëtar të bazuar mbi rregullat» aktual. Megjithatë, për Amerikën bëhet fjalë për të mbrojtur dominimin e saj, i cili në linjë parimore mund të garantohet edhe në mënyra të tjera. Kurse për Europën fundi i sistemit të mëparshëm nënkupton zhdukjen e një forme ekzistence politike që i kishte garantuar një sukses të caktuar duke filluar nga ‘900 e dytë. Edhe duke pranuar se konflikti përfundon siç uron Perëndimi, masa e ndryshimeve politike, ekonomike dhe psikologjiko – kulturore në kontinentin europian e përjashton rikthimin e pikës së artë të integrimit. Vendet kryesore europiane, njëri pas tjetrit, po e kuptojnë nevojën e fuqizimit të kapaciteteve të tyre si të veçantë.
Nuk është ende e qartë se deri në çfarë pike këto kapacitete do të jenë të përbashkëta europiane, ashtu siç mbetet e qartë çështja e së ardhmes së Bashkimit Europian. Në një farë kuptimi, për Europën është tani e preferueshme që konflikti të vazhdojë. Forca më e madhe provokon konflikte të brendshme dhe kosto ekonomike të mëdha, ppr shërben edhe si ngjitës. Aq më shumë që linjat kryesore të veprimit janë të përcaktuara nga Uashingtoni dhe Bashkimi Europian mund t’ lejojë të mos i përziejë nëstrategjinë e tij, për momentin. E gjitha kjo (nuk futemi në meritën e sjelljes së aktorëve të tjerë të dorës së parë, midis të cilave India, Turqia, petromonarkitë e Gjirit, Iranidhe shumë vende të tjerë që mbështeten mbi dividendët e konfliktit) konfirmon mesazhin e Papës Françesku:shtrirja e interesave në lojë është ajo e një lufte botërore, që mund të vazhdojë në kohë dhe deri të zgjerohet, edhe me armë bërthamore. Sigurisht këto gjëra e kufizojnë kuadrin, për që mbetet aq i gjatë sa t’ia lërë vendin një beteje të gjatë dhe mizore cfilitjeje. Çfarë nënkupton e gjitha kjo për Rusinë, që qëllimisht ka vendosur të hidhet në një përplasje të fortë në shkurtin e 2022?
Prapa një lufte botërore, çfarëdo forme që ajo merr,fshihet një problem hierarkie ndërkombëtare. Konfliktet më specifike që vërtiten brenda tij futen në një kuadër të përgjithshëm. Megjithatë, nëse njëri nga aktorët i atribuon një domethënie historike apo deri ekzistenciale ndaj njërit prek këtyre konflikteve të veçanta, përplasja merr një sfumaturë të veçantë, jo gjithmonë të arësyeshme. E tillë është çështja ukrainase për Rusinë. Operacioni special ushtarak aktual përfshin të paktën 3 fushata të veçanta, secila me një logjikë dhe prapatokë të sajën. Në disa aspekte kompletojnë njëra tjetrën, për disa të tjerë kundërshtohen. Fakti është se qysh nga fillimi i operacionit ishte e qartë sesa objektivat qenë konfuzë dhe planet pak të qarta pikërisht për këtë. Motivacioni që ka shkaktuar aksionet uhtarake ka qenë respekti i munguar i garancive afatgjata të sigurisë të kërkuara nga Rusia në dhjetorin e 2021. Moska i ka mbledhur të gjitha kritikat e saj respektivisht rendit politiko – ushtarak europian të ngritura pas Luftës së Ftohtë dhe i ka ekspozuar në formë ultimatumi. Ultimatumi nuk është pranuar dhe kështu që janë miratuar «masat tekniko – ushtarake». E gjitha kjo futet në logjikën e luftës botërore. Komponentja e dytë e krizës i detyrohet problemit të ngrehinës shtetërore/kombëtare brenda një hapësire qytetërimi të përbashkët që në dekadat e funditka pësuar tronditje. Çështja është e lidhur me rrethana historike dhe kulturore, të cilat janë më së shumti subjektive, dhe nuk u përmbahen kalkulimeve të ftohëta. Një fenomen aq i brishtë si ndjenja kombëtare dhe marrëdhëniet sociale që ajo krijon nuk përbëjnë premisën më të mirë për një lojë gjeopolitike të arësyshme.
Ky nivel i parë dhe i dytë i konfliktit janë të lidhura fuqimisht midis tyre 6 muaj përpara fillimit të fushatës në një artikull të Vladimir Putinit të titulluar «Mbi unitetin historik e rusëve dhe ukrainasve». Çështja e tretë është e politikës së brendshme. Në çfarë mase dëshira për ta ndryshuar rrënjësisht natyrën e zhvillimit të Rusisë e ka motivuar zgjedhjen, mundet vetëm të tërhiqet dhe të gjendet. Vladimir Putini kthehet rregullisht mbi temën e dobësimit të sovranitetit teknologjik dhe të barrësisë në rritje nga jashtë si rezultat i periudhës passovjetike.Lidershipi rus është i bindur se globalizimi i vjetër ka mbaruar dhe se po vjen një epokë vetëmjaftueshmërie. Për pasojë, lidhjet e së kaluarës duhet prerë dhe nuk bëhet fjalë për të prerë raporte, por sidomos të një riorientimi të brendshlm, edhe për sa i përket strukturës bazë dhe indit shoqëror. Një terapi e përplasjes e ka bërë Rusinë të kthehet nga bota. Do të duhet një tjetër për ta shtyrë të ndryshojë ecjen. Në dritën e vitit të parë të lufitmeve, cilat janë shanset e suksesit të Rusisë në dimensionet e ndryshme të konfliktit?
Nëse ecim sëprapthi, operacioni ushtarak ka konfirmuar mbizotërimin e kritikës themelore në strukturën e vendit dhe nevojën e një modernizmi cilësor të tij. Modernizimi i dekadave të kaluara është «marrë hua», domethënë ka ndodhur në pjesën më të madhe mbi baza të ndodhura nga jashtë. Difektet tona do të shfaqeshin gjithëesesi. Nga cilësia e punës së disa institucioneve kyçe, praktikave administrative dhe mekanizmave vendimmarrës, deri në vjetërsinë e vizioneve strategjike dhe kontradiktën e të dashurit së mbajturi të një linje ideologjike ekskluzive,boll që të varen thellësisht nga bota e jashtme. Tani kjo tërësi difektesh është në dritën e reflektorëve. Është e vështirë të thuash sesa është e mundur të përballohet e gjithë kjo kritikë, teksa nga jashtë vijnë tronditje me impakt të fortë negativ, por sa më shumë pikat e dobëta janë të dukshme dhe mund të fillohen të përballohen. Natyrisht, në momentin në të cilin formësohet një model i ri zhvillimi, ai i mëparshmi pashmangshmërisht zhduket.Ai i Ukrainës është një çështje tjetër. Janë kohë të errëta për «unitetin historik midis rusëve dhe ukrainasve»,përderisa në praktikë nuk ka asnjë unitet, në mos një ndarje të detyruar. Gjatë vitit 2022 thelbi i konfrontimit është reduktuar në atë pik[ sa që kërkohet vetëm të indivisualizohet vija ndarëse midis të dy kombeve.Koncepti pjesërisht i vagullt i «Botës Ruse», që parashikonte mënyra të ndryshme për të arritur vetëvendosjen (përfshi «denazifikimin» ose, në termaamerikanë, «ndryshimin e regjimit») e ka humbur përmbajtjen e tij gjatë përplasjeve të përgjakshme dhe operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë. Në një kuptim të caktuar, gjërat janë thjeshtëzuar, gjysmëtonet janë zhdukur.
Për sa i përket marrëdhënieve midis rusëve dhe ukrainasve, «hibriditeti» passovjetik ia ka lënë vendin dikotomisë së thjeshtë midis njerit dhe tjetrit. Ngjarjet tragjike të këtyre muajve e kanë zbutur thellësisht çështjen e vetëdijes kombëtare dhe të bazave mbi të cilat ajo ndërtohet. Mjeti tani është i qartë: forca. Kjo vlen edhe për të dy palët në konflikt. Vetëvendosja e Ukrainës respekton një rol klasik: luftërat gjenerojnë kombet. Megjithatë, edhe Rusia po vetëvendoset, duke përkufizuar fjalë për fjalë atje ku kalojnë kufijtë e saj, ata gjeografikë dhe ata mendorë. Territori ukrainas, ku nuk ka ekzistuar kurrë një linë e qartë demarkacioni midis rusëve dhe jorusëve, është një fushëbeteje natyrale dhe e pashmangshme. Nga të dy palët pasqyrohen referime ndaj «Luftës së Madhe Patriotike» (Luftës së Dytë Botërore),por janë asimetrike. Ukraina e përkufizon vetëveten nëpërmjet konfrontimit me Rusinë. Kjo e fundit niset nga presupozimi se nuk po e lufton Ukrainën si të tillë – qëndrimet ndaj vendit fqinj variojnë shumë dhe shpesh në mënyrë paradoksale, por më shumë luftë kundër një «Perëndimi kolektiv» që qëndron prapa Kievit. Kundër këtij armiku kryen një «luftë patriotike» për mbijetesën kombëtare të saj dhe, njëkohësisht, për rolin e saj në hierarkinë botërore. Është këtu që arrihet në nivelin e tretë. Nëse vlerësojmë ngjarjet në perspektivë shfaqen dyshime thelbësore. Është e vërtetë se të tërheqja në hierarkinë botërore përbën një rrezik për mbijetesën tonë kombëtare? Pozicioni zyrtar është se është kështu, por po kontestohet. Fushata ushtarake ruse në Ukrainë po na çon drejt një «plani» tjetër? Një «plan» më i lartë apo më i ulët?
Hipotezohej se Rusia, duke ju kundërvënë fuqimisht ekspansionit të pakontrolluar të NATO dhe monopolit të Perëndimit mbi përkufizimin e rendit botëror, do të siguronte thuajse automatikisht një vend në Premier League gjeopolitike. Ky do të ishte ka mundësi rasti që ndoshta do të konkretizohej skenari fillestar: një operacion i shpejtë dhe efikasi prirur për ta ripërcaktuar Ukrainën. Kjo nuk ka ndodhur dhe Rusia është rigjetur e zhytur në një luftë të zgjatur cfilitjeje që është shtyrë deri më sot. Suksesi është i mundur, edhe pse shumë më pak spektakolare se parashikimi: kundërshtari do t’i ezaurojë i parë forcat e tij dhe do t’i duhet ta njohë sërish Moskën si interlokutore. Të njëjtat ngjarje mund të interpretohen edhe në të kundërt, gjë që Perëndimi ka ndërmend të bëjë:sipas kësaj pikëpamjeje, Rusia është e larguar nga pozicioni i saj si fuqi botërore, duke mbetur e ngecur në çështje rajonale dhe duke humbur aftësinë e pozicionimit në shkallë botërore. Turbulencat në hapësirën passovjetik- skenar për të cilin është shumë e qartë se Moska nuk ka kohë të merret, duke parë çështjen ukrainase në zhvillim –tregojnë sesa është reduktuar aftësia e Rusisë për ta urdhëruar pjesën e botës më të afërt me të. Prandajkonfrontimi me Ukrainën është gjilpëra e vetme e peshores për Federatën. Moska ka synuar gjithçka mbi kolapsin e konfigurimit të mëparshëm botëror. Basti duke logjik: kriza e të gjithë rendit botëror ka filluar rreth 15 vite më parë dhe qysh atëhere është përkeqësuar ndjeshëm. Çështjet tani janë dy: sa i shpejtë do të jetë ky proces dhe cili do të jetë funksionimi relativ i Rusisë.
Për sa i përket afatit, dyshimi është se mos vendi ynë do të ketë resurse të mjaftueshme për ta pritur monentin ku një tronditje e përgjithshme do të çojë në modifikimin e të gjithë axhendës ndërkombëtare. Kurse për sa i përket funksionit që do të luajë Rusia, ndodhi është më komplekse. Premisat për prishjen e rendit të vjetër botëror qenë akumuluar prej kohësh, por ka qenë Moska ajo që ka marrë rolin e dashit shkatërrues. Lidhur me këtë, nuk mund të harrohet fati që i ka takuar Bashkimit Sovjetik:sapo të shmangura ndryshimet epokale në raportet ndërkombëare të forcës, ka përfunduar për të qenë viktima e vetme. Tashmë bota ka hyrë në një epokë që njoftohet shumë e ashpër. Duke qenë se të gjitha aktorët ndërkombëtarë synojnë t’i minimizojnë kostot, secili do të kërkojë t’i transferojë kostot tek të tjerët. Cënueshmëritë edetyruara nga faktorë të brendshëm e të jashtëm ndërthuren rrezikshëm. Soliditeti i sistemeve shtetërore është vënë në provë në të gjitha frontet dhe do të përcaktojë suksesin në këto kohë të trazuara. Kapaciteti për t’i rezistuar presioneve të forta dhe të garantojë, kundër çdo parashikimi, një zhvillimi në hap me kohët përbën faktorin vendimtar. Në konfliktin e trefishtë në të cilin Rusia është impenjuar – me rendin botëror, me Ukrainën dhe me vetëveten (për ndryshimin) – dimensioni i tretë është themelor. Është direkt i lidhur me të parën: Russa ka një interes objektiv ta përshpejtojë shpërbërjen e rendit të vjetër botëror, por sa më gjatë ruhen themelet e këtij rendi, aq më shumë vetë ky rend do t’i sulmojë ata që dëshirojnë ta ndryshojnë atë. Pjesa më problematike është e dyta. Nuk është rastësi që gabimet më trashanike në llogaritje kanë qenë të lidhura pikërisht në përgatitjen e fushatës ushtarake.
Një shekull më parë, në 1923, bota i tha fjalën fund një periudhe tronditjesh të tmerrshme. Në Lozanë u firmos një traktat që fiksoi rezultatet e fundit të Luftës së Madhe të periudhës 1914 – 1918. Në Rusi dorëzimi i gjeneralit Pepeljaev në Lindjen e Largët i dha fund betejave të fundit të luftë civile. Pati një pauzë prej një dekade e gjysëm, që rezultoi përgatitore për raundin e dytë të sfidës botërore. Tani është e kundërta: pauza ka mbaruar. Megjithatë, lufta botërore, që kësaj radhe nuk do të paraqitet si një përplasje e vetme e përgjithshme, por si një seri përplasjesh të dallueshme, po merr jetë. Nuk do të jetë çështje një viti apo dy vjetësh: riasetimi paralajmërohet i gjatë dhe në shkallë të gjerë. Është në rrjedhën e vitit të sapofilluar, 2023, që perspektivat e vendit tonë do të përcaktohen në pjesën më të madhe. Dinamikat mbi të gjitha dhe tre frontet e sipër përshkruardo të sqarohen. Ashtu si mundësitë e fitores, për si mund t’i kuptojmë.
(nga Limes)
Përgatiti: Armin Tirana