Ditën e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan dashurinë e tyre në martesë. Në një ceremoni shumë private ne Toskana të Italisë.
Një ndër personazhet e njohur i cili nuk ishte i pranishëm në dasmë është Luiz Ejlli. Kjo për arsyen se artisti ndodhet në Amerikë për shkak të turit të koncerteve atje.
Megjithatë, Luizi nuk e ka lënë pa bërë një reagim lidhur me ditën speciale të dasmës. Përmes një videoje, këngëtari shprehet nuk mundi të ishte i pranishëm dhe për këtë i ka ngelur vetëm një merak.
Sipas Luizit kur të bëhet pyetja e pranon ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrë, kjo e fundit do të japë përgjigjen pasi të vihet në sfond muzika emocionuese që përdorej kur Arbana lexonte vendimet e marra nga Big Brother.Krahas kësaj ai i ka uruar çiftit trashëgime.
E mesa duket, “reflekset” e Big Brother do vazhdojnë t’i mbeten për shuuumë gjatë Luizit në mendje.