Një shkollë amerikane është nxjerrë në shitje online për 45 mijë euro. Nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme Meade në Fort Meade, Maryland, menduan se po bënin shaka me një reklamë në Zillow, një platformë në internet e tregtimit të pasurive të paluajtshme, duke e nxjerrë shkollën e tyre në shitje.
Imagjinata dhe origjinaliteti i nxënësve për sa i përket batutave nuk njeh kufi dhe nisma është marrë në frymën e duhur tallëse edhe nga drejtorët e shkollave të cilët kanë preferuar të qeshurën ndaj çdo mase disiplinore.
Në listën e veçorive, shkolla përfshinte “një kuzhinë të bukur dhe një dhomë ngrënie të bollshme, njëqind klasa, një gjimnaz, një fushë basketbolli, një zonë të gjelbëruar, një zonë studimi dhe një parking të madh”.
Bob Mosier, zëdhënës i Shkollave Publike të Qarkut Anne Arundel bëri shaka: “Njoftimi ishte tepër kreativ, por ata ishin të habitur që nënvlerësuan vlerën e një prone primare si e jona, veçanërisht me shërbime kaq efikase. Mendoj se do të ketë një kërkesë të madhe për ta blerë”.
Shkolla, e cila ka një sipërfaqe prej rreth 33 mijë metrash katrorë, është hapur në vitin 1977. Në njoftim saktësohet se ka “dhoma me aromë plehrash dhe dhoma me problem uji”. Nisma u konsiderua si një shaka qesharake dhe e padëmshme. Njoftimi u hoq më vonë.