Një operacion i madh kundër trafikut të drogës e armëve po zhvillohet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Deri tani sipas mediave italiane janë lëshuar 25 urdhër-arreste, të cilët dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar me qëllim trafikun e drogës e trafik armësh. Dyshohet se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.
Gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar po ashtu dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.
Megaoperacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, po drejtohet nga kryeprokurori i Antimafias së Catanzaro Nicola Grattteri, i kordinuar nga Eurojust dhe me mbështetjen e Europolit.