Dy persona janë arrestuar në Mat, pasi kishin përshtatur një ambient për lojëra fati.
Mësohet se Aleks dhe Nderim Kaca (vëllezër) organizonin lojëra fati përmes disa kompjuterëve, ku gjatë kontrollit nga ana e policisë është sekuestruar dhe 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit dhe i ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterave dhe tavolinave të pokerit. Ar restohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit. Sekuestrohen 3 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).
Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celualarë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.