Familjarët dhe miqtë e pesë burrave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses ‘Titan’, e cila prej ditësh po kërkohej nga ekipet e shpëtimit nëpër Atlantik, po mbajnë homazhe për humbjen e të dashurve të tyre.
Të afërmit e zhytësit të njohur francez Paul-Henri Nargeolet thanë se ai do të mbahet mend si një nga eksploruesit më të mëdhenj të detit të thellë në historinë moderne.
77-vjeçari njihej si eksperti i Titanikut në botë, i cili kishte bërë më shumë se 35 zhytje në eksplorim të anijes së mbytur në ujërat oqeanike të Atlantikut.
Familja Daëood, e cila është në pikëllim pas humbjes së Shahzada Daëood, 48, dhe djalit të tij Suleman, 19, u shpre3hën mirënjohës për dashurinë dhe mbështetja që kanë marrë nga të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këtë tragjedi.
Ndërsa familja e eksploruesit miliarder britanik Hamish Harding e ka quajtur atë një baba të përkushtuar, që gjithmonë ishte pranë familjes.
Ata thanë se ngushëllimi i vetëm në këtë situatë kaq tragjike është se njeriu i tyre i dashur vdiq duke bënte atë që donte më shumë.
“Nëse mund të marrim ndonjë ngushëllim të vogël nga kjo tragjedi, është se e humbëm duke bërë atë që donte”.
Stockton Rush ishte shefi ekzekutiv i OceanGate, firma që operon udhëtimet e Titanikut në zhytësin e humbur.
Familjet e tyre kanë shprehur “dhimbje të thellë” dhe kanë bërë homazhe për përpjekjet e tyre të eksplorimit.