Edicioni i 23 i Panairit të Librit ka çelur dyert në Prishtinë prej disa ditësh. Shtëpitë botuese pjesmarrëse në këtë panair, vlerësojnë se ky edicion ka shkuar më mire se ai i një viti më parë. “Ka pasur më shumë kërkea për libra për fëmijë, por edhe për të rritur”,- tha Ornela Leci, shtëpia Botuese “Pegi”

E veçanta e këtij viti në panairin e librit ishte prezenca e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili edhe promovoi veprat e tij të përmbledhur në 7 vëllime. Kërkesat nuk kanë munguar as për autorët e huaj e as për ata shqiptar.

“Kësaj here ka pasur një interes ndoshta pak më të madh për librin e fundit “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”,-tha shkrimtari Ag Apolloni. Vizitorët ishin të shumtë, madje edhe nga Shqipëria. Pavrësisht morisë së titujve që u ofruan në panair, kishte edhe libra që qytetarët nuk i gjetën.

Për disa panairi I librit shërbeu si një ekspozitë , ku patën mundësi të shohin por jo të blejnë. “Nga mungesa e parave bleva pak libra, por libri ëhstë dhurata më e mirë e shtëpisë kur ke para”,-tha një lexues.

Edicioni i 23 i librit në Prishtinë, mbyll dyert këtë të diel, pasi mikpriti mijra qytetarë dhe ofroi dhjetra titur të rinj librash të shkrimtarëve shqiptar dhë të huaj.