“Racist dhe tradhtar”. Me këto fjalë Jordi Martin foli për Gerard Pique gjatë një interviste në programin e Horge Viera.
Paparaci ka marrë një urdhër ndalimi që kërkon që ai të qëndrojë të paktën 400 metra larg Clara Chias të dashurës së Piques, e cila denoncoi fotografin dhe gazetarin. Ish-lojtari i Barcelonës në vend të kësaj ka tërhequr padinë e tij.
“Kam dëgjuar për atë që Pique po bënte në Barcelonë. Në 13 vjet kam ditur shumë gjëra që Pique bënte gjatë natës”, thotë Viera.
“Barcelona është një qytet shumë kompakt, shumë i vogël, dhe ju zbuloni gjithçka. Dhe Pique mendoj se nuk ka pasur vetëm një flirt me Kolaun, kryetarin e bashkisë. Pike ka qenë me gjysmën e Barcelonës. Dhe mendova: ‘A e di Shakira për këtë apo jo?’”.
Martin tregoi gjithashtu se si vëllai i Shakirës e kontaktoidikur për këtë çështje: “Sa tradhti i bëri Pique motrës sime?”, më pyeti
ai.
“Dhe unë iu përgjigja: A po ma bën vërtet këtë pyetje?”.
Kujtojmë se Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh bashkë pasi ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me Clara Chian, partneren e tij aktuale.
Shakira nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”. Pique kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.
Tashmë ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij, ndërsa Shakira mbetet në kërkim të partnerit të duhur për të vazhduar jetën, ndonëse ylli po përflitet për një romancë me Lewis Hamilton.