Ky artikull shqyrton problematikat e lidhura me sanksionet e Shteteve të Bashkuara, bashkë me Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar, me Kanadanë, me Australinë, me Japoninë dhe me disa vende të tjera, i kanë vendosur Rusisë për raprezalje kundër pushtimit të Ukrainës. Do të evidentohet sesi vendimi i marrë nga Vladimir Putini rrezikon që ta fusë Rusinë në izolacionizëm dhe në një dinamikë varfërimi që mund të bëjë të tërhiqet në nivelet e mjera që gjendej 30 vite më parë, në fundin e Bashkimit Sovjetik.
Jemi përpara dy luftërash të pabarabarta
Pas disa muajsh rezistence të hekurt të Ukrainës, është gjithnjë më pak habitës konstatimi që ky vend po po ia arrin të rezistojë shumë mirë dhe ka bërë tëbjerë perspektiva e një pushtimi të shpejtë nga ana e rusëve. Bashkimi Sovjetik i zhdukur, i qeverisur nga Leonid Brezhnjevi, gjeti tek Afganistani Vietnamin e tij. Federata Ruse nën Putinin duket se ka përsëritur gabimin në pushtimin e ish republikës sovjetike më domethënëse. Potenciali ushtarak i të dy vendeve kundërshtare në terren është dukshëm e pabarabartë, me një disekuilibër mbresëlënës në favor të Rusisë. Të dyja ushtritë rrjedhin nga Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik dhe i kanë trashëguar arsenalet, strukturat dhe taktikat. Por Ukrainës i është dashur t’i dorëzojë Rusisë armët bërthamore që kishte në dispozicion, siç ka qenë Kremlini ai që ka dashur të përvetësojë portin e Sevastopolit në Krime pas ndarjes së flotës. Ajo ruse duket se është sot një ushtri moderne, e zhdërvjelltë, e lëvizshme: nga Lufta e Ftohtë e këtej është përqëndruar në pjesën më të madhe mbi sistemet e sulmit me rreze të gjatë. Të dy konkurrentët kanë forca tokësore të fuqishme, por trupat e Moskës disponojnë mjete më të shumta dhe më moderne se ato të Kievit. Sipas të dhënave të propozuara nga Janes Intara, një ndër specialistëve më të rëndësishëm të mediave në sektorin e mbrojtjes, këto janë raportet e forcës midis dy vendeve: bilanci (në miliarda dollarë): Ukrainë 4.1, Russia 45.3; ushtarë (aktivë, pa llogaritur rezervistët): Ukraina 219000, Rusia 840000; avionë luftarakë: Ukraina 170, Rusia 1212; helikopterë sulmues: Ukraina 170, Rusia 997; tanke: Ukraina 1302, Rusia 3601; artilieri gjysmë e lëvizshme dhe bateri kundërajrore: Ukraina 2555, Rusia 5613. Disproporcioni i forcave ushtarake është aq evident sa që të ketë shtyrë për rusët se do të ishte një Blietzkrieg, një luftë rrufe, një ofensivë e shkurtër dhe gjithëpërfshirëse, në harkun maksimal të një jave. Të kujtohet se pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik filloi më 22 qershor 1941 dhe më 30 të po atij muaji Wehrmacht e kishte marrë tashmë Kievin.
Për sa i përket pushtetit ekonomik, Ukraina është vendi i dytë më i madh i Europës, me 603628 kilometra katrorë territor, inferior vetëm ndaj Rusisë, dhe një vit më parë numëronte 41.4 milion banorë, me një niveë jetese modest respektivisht PBB, i 57 në klasifikimin e vendeve. Rusia ka një sipërfaqe prej 17098250 kilometra katrore dhe është vendi më i madh i botës; popullsia e saj shkon në 146171000 banorë. Çuditërisht, fuqia ekonomike e saj nuk i korrespondon premisave. PBB në shifra është me 1700 miliard dollarë, pak më shumë se ai e Spanjës, dhe është ekuivalent me 10% të prodhimit të Bashkimit Europian. Në ranking botëror të të ardhurave për frymë në vit, me 8846 euro Rusia në 2020 ndodhej në vendin e 67. Duke qenë gjërat kështu, mund të konsiderohet se një luftë e gjatë do t’i sjellë Rusisë një kosto mjaft domethënëse. Raporti midis PB dhe shpenzimeve ushtarake ruse ka përqindjen më të lartë të botës (5%); për pasojë, Federata i dedikon investimeve prodhuese më pak nga sa duhet, duke kompromentuar kështu rritjen e saj ekonomike. Është e detyruar të importojë 2/3 e nevojës së brendshme të produkteve të prodhuara, duke i financuar kështu me gaz dhe me naftë, që përbëjnë 80% e eksporteve të saj. Dështimi i madh në këtë 20 vjeçar të fundit qëndron në mosarritjen e reduktimit të varësisë së ekonomisë të saj nga nafta dhe gazi. Fuqisë ushtarake nuk i përgjigjet ajo ekonomike. Edhe në këtë Rusia është trashëgimtare besnike e Bashkimit Sovjetik, e aftë të dërgojë në hapësirë artifaktet e saj dhe, njëkohësisht, e paaftë të mbushë raftet e supermarketeve.
Ta quash Rusinë një gjigand me këmbë argjile mund të jetë ekzagjerim, por faktikisht ky kolos, territori i së cilës përshkon 11 diferenca orare të planetit, e gjen shumë më të vështirë ta bëjë një kafshatë të lehtë fqinjin e saj, Ukrainën, që me krahasim është shumë më e vogël. Efektivisht, rezistenca ukrainase po i habit të gjithë, por sidomos ushtrinë ruse. Po përsëritet historia e Davidit kundër Goliathit? Rusia do mbesë e ngecur në luftën e saj të ekspansionit? Rreziku qëndron në eventualitetin që, e vënë me shpatulla pas murit nga ngadalësimi pushtimit, Putini mërzitet shumë, dyfishon escalation luftarak dhe e fut botën një rrugë pa krye. Mund të ndodhë gjithçka, por me siguri, pas asaj që ka ndodhur, është tashmë e vërtetë se Rusia e ka ndryshuar rrënjësisht botën. Një element vendimtar qëndron në faktin që Davidi mund të mbështetet mbi një qëndrim të mrekullueshëm, nga momenti që prapa Ukrainës sot janë rreshtuar ekonomia e Perëndimit dhe solidariteti i shumë vendeve. Putini i ka shtyrë ekonomitë e mëdha perëndimore, bashkë me Japoninë dhe vende të tjera aziatike, të koalizohen dhe të shpallin një luftë të paprecedent ekonomiko – financiare në histori. Ky konflikt i dytë nuk është më pak joproporcionaë se i pari.
Financat: një armë lufte
John Maynard Keynes i pëlqente të përsëriste konsideratën e atribuar Vladimir Iliç Leninit, sipas të cilit mënyra më e brishtë dhe më e sigurtë për të minuar bazën e një shoqërie do të ishte korruptimi i monedhës. Kushedi nëse parashikimi të mos konkretizohet pikërisht në atdheun e Leninit, në dëm të rublës, në vijim të raprezaljes të shpërthyera kundër Putinit dhe qeverisë së tij për pushtimin e Ukrainës. Përgjigja e Perëndimit – sidomos e asaj europiane – ka qenë shumë e ashpër: ka adoptuar një paketë sanksionesh të jashtëzakonshme. Më të bujshmet dhe më të dëmshmet janë përzënia e Federatës Ruse nga sistemi SWIFT dhe ngrirja e rezervave të jashtme të Bankës Qendrore të saj. Raprezaljet perëndimore janë më ashpra të vendosura ndonjëherë kundër një shteti të dimensioneve dhe të fuqisë së Rusisë. Në më pak se tre javë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë izoluar bankat kryesore ruse nga sistemi financiar global; kanë bllokuar eksportimin e komponenteve të teknologjisë së lartë, në unison me aleatët aziatikë; kanë poseduar pasuri të jashtme të qindra oligarkëve rusë; kanë revokuar traktatet tregëtare me Moskën; i kanë përjashtuar linjat e avionit ruse hapësirën ajrore të Atlantikut Verior; kanë reduktuar shitjet e naftës ruse për Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar; kanë bllokuar çdo investim të huaj në ekonominë ruse; janë ngrirë 403000 milion dollarë nga 630000 në rezerva të huaja të Bankës Qendrore ruse. Inicativa që nuk kanë precedent dhe që deri disa javë më parë do të qenë dukur të paimagjinueshme deri për pjesën më të madhe të ekspertëve, me një efekt shkatërrimtar ndaj vlerës së monedhës ruse. E kemi parë menjëherë pas njoftimit të sanksioneve të para, kur rubla ka rënë në një ditë me rreth 30%. Ajo nuk kuotohet më në Perëndim dhe Rusia është ndjerë e detyruar të dyfishojë përqindjet e interesit, duke i rritur nga 9.5% në 20%, si edhe të pretendojë që Europa e paguan gazin në rubla.
E gjitha kjo e ka shtrënguar ekonominë ruse, monedhën dhe rezervat e saj në një këmishë force asfiksuese. Ekonomia e 12 më e madhe e botës është gjetur e shkëputur nga globalizimi i shekullit të XXI. Me një fushatë të paprecedent, Perëndimi dëshiron ta katandisë për keq Rusinë, domethënë një ekonomi të G20 që posedon një sektor të fortë hidrokarburesh, një kompleks të madh ushtarako industrial dhe një kosh të diversifikuar eksportesh të lëndëve të para. Për nga entiteti dhe prej destinatarit, sanksionet e ndryshojnë rendin global, si edhe kanë një limit të rëndë, një efekt boomerang: faktikisht, njëkohësisht pengojnë tregëtinë reale apo financiare të bankave të pjesësë tjetër të botës me homologen e tyre ruse. Është e qartë se ato do të shkaktojnë një kosto të fortë edhe për kë i vendos, përkthyer në inflacionin e provokuar nga ndërprerjet në zinxhirat shpërndarës dhe nga rritja e fortë e çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve. Megjithatë në Perëndim ndjehet një konsensus substancial: është një çmim që duhet paguar, pasi janë në lojë vlerat tona dhe e ardhmja e jonë e përbashkët.
Sanksionet si armë shkatërrimi në masë?
Sanksionet tregëtare kanë një histori të gjatë. Perëndimi ka përdorur masa të ngjashme kundër Kubës, Iranit, Irakut, Sirisë, Koresë së Veriut, Venezuelës dhe Afganistanit. Gjithësesi, këto sanksionet i kanë dëmtuar qytetarët e vendeve kundër të cilëve zbatohen, por kanë treguar se ndikojnë në mënyrë shumë të pakët mbi kufizimin e pushtetit të liderëve të tyre politikë apo mbi sjelljen e tyre. veç kësaj, sanksione të tilla godisnin ekonomi modeste, pasi çdo efekt i caktuar domethënës i keq frenohej në masën ku shkalla e integrimit të vendit të sanksionuara në ekonominë botërore ishte relativisht i dobët. Vetëm zbatimi i sanksioneve amerikane ndaj Iranit kishte kërkuar një vëmendje të veçantë, për të shmangur që të binin mbi tregun petrolifer. Është konsideruar gjithmonë se sanksionet kanë mundësinë ta arrijnë qëllimin e paracaktuar në masën e ashpërsisë së tyre. në fakt këtë aktuale mund të kenë pasoja të rënda politike dhe materialë. Lidhur me këtë, Biden e ka paralajmëruar Putinin në diskutimin e tij mbi Gjendjen e Unionit: «Nuk e ka idenë se çfarë do t’i ndodhë». Trauma e menjëhershme për ekonominë ruse është aspekti më i natyrshëm. Për këtë vit vlerësohet një reduktim të paktën midis 10% dhe 12.5% të PBB, por dëmi mund të jetë më i keq.
Nga fillimi i janarit rubla ka ecur keq, duke e humbur mbi gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit. Po ndodh një eksod profesionistësh rusë të kualifikuar, ndërsa është reduktuar ndjeshëm aftësia e importimit të mallrave të konsumit dhe teknologjive të larta. Impakti i sanksioneve shkon përtej vendimeve të marra nga G7 dhe nga qeveritë e BE. Këtë vendime zyrtare kanë pasur një efekt katalizues ndaj bizneseve multikobmëtare që operojnë në Rusi. Praktikisht, nga nata në mëngjes, izolimi iminent i Rusisë ka vënë në lëvizje një largim masiv të bizneseve. Duke kryer një bojkotim në kuptimin e vërtetë të fjalës në sektorin privat, qindra biznese të rëndësishme perëndimore, që u referohen distrikteve të tilla si teknologjia, nafta dhe gazi, aerohapësira, automoblistike, manifakturës, mallrave të konsumit, ushqimeve dhe pijeve, kontabiliteti dhe financave dhe transportit, po tërhiqen nga vendi. Është interesante edhe se në shumë ky largim nuk është pasojë direkte e sanksioneve. Ajo që e shkakton është më shumë dënimi moral, preokupimi për reputacionin dhe paniku. Rezulton se hap prapa i bizneseve po e thekson shock ekonomik rus, duke i shumëfishuar efektet negative të nxitura nga koalicioni i madh kundërshtar në planin politik.
Krahasuar me bombardimet e indiskriminuara të Rusisë, raprezaljet perëndimore nuk do të vrasin të pafajshëm, nuk do të reduktojnë në gërmadha qytete të tëra, nuk do të hedhin në panik dhe megjithatë efektet e këtyre armëve ekonomike nuk duhen nënvlerësuar. Edhe sanksionet, kur përdoren në të gjithë fushën, janë armë që shkatërrojnë. Nuk lënë në gërmadhë ndërtesat, por shkatërrojnë biznese, institucione financiare, mjete mbështetëse dhe jetë. Shkaktojnë vuajtje të pakrahasueshme, godasin sa të fajshmit, aq edhe të pafajshmit. Armët ekonomike e paprecedent të adoptuara kundër Rusisë do të jetë padyshim të dhimbshme. Nëse këto raprezalje ekonomike nuk do të pezullohen, në Federatën Ruse do të përkthehen pashmangshmërisht në një rënie të nivelit të jetesës, në përkeqësimin e shëndetit dhe në më shumë të vdekur, Amiyatosh Purnanandam i Universitetit të Michigan, i ka përshkruar sanksionet perëndimore si «një sulm bërthamor jo i dhunshëm kundër sistemit ekonomik të Rusisë».
Por degëzimet e sanksioneve perëndimore shkojnë shumë përtej efekteve që do t’i provokonin direkt Rusisë. Çmimet e naftës, të gazit natyror, të grurit, të bakrit, të nikelit, të aluminit, të plehërave kimikë dhe të arit janë ngjitur në qiell. Pasi ushtria ruse ka bllokuar portet ukrainase dhe bizneset ndërkombëtare po i refuzojnë eksportet ruse e lëndëve të para, aktualisht një mangësi e grurit dhe e metaleve haset në ekonominë globale. Efekti i çmimeve të energjisë dhe i produkteve thelbësore në të gjitha aspektet do ta shtyjë për lart inflacionin botëror. Vendet afrikane dhe aziatike që varen nga importet e ushqimeve dhe të energjisë gjenden tashmë në vështirësi. Ekonomitë e Azisë Qendrore kanë qenë nga ana e tyre të përfshira nga impakti i sanksioneve. Ish shtetet sovjetike janë fuqimisht të lidhura me ekonominë ruse nëpërmjet tregëtisë dhe migracionit punues drejt Federatës Ruse. Varfërimi iminent i Rusisë do t’i detyrojë miliona punonjësit migrantë nga Azia Qendrore që të kërkojnë punësim tjetërkund.
Është e pamohueshme që sanksionet do të kenë reperkusione të mëdha mbi të gjithë ekonominë botërore dhe kërkojnë një përgjigje ndërkombëtare të koordinuar. Sikur ky regjim ndëshkues të zgjatej shumë, mund ta kthejë procesin e globalizimit që, gjithçka të konsideruar, i ka mundësuar botës të begatojë. Një ekonomi globale e ballkanizuar do t’i dëmtonte të gjithë. Pasojat efektive makroekonomike dhe makrofinanciare të sanksioneve globale janë krejtësisht të panjohura. Pararnedësi i vetëm i mundshëm i përket viteve ’30 të shekullit të kaluar, kur demokracitë kërkuan t’i përdorin sanksionet në mënyrë të ngjashme pët ta ndaluar agresioni e ekonomive autokratike me përmasa të mëdha, si Italia fashiste, Japonia perandorake dhe Gjermania naziste. Sfondi vendimtar i këtyre përpjekjeve qe Depresioni i Madh, që i dobësoi ekonomitë dhe ndezi nacionalizmin në të gjithë botën. Kur Benito Mussolini pushtoi Etiopinë në tetorin e 1935, Lidhja e Kombeve adoptoi një regjim sanksionesh ndërkombëtare, i aplikuar nga 52 vende. Qe një përgjigje mbresëlënse unitare, e ngjashme me atë të evidentuar pas pushtimit rus të Ukrainës.
Por izolimi ekonomik i Italisë fashiste e kufizoi kapacitetin e demokracive për të përdorur sanksione kundër Adolf Hitlerit, një agresor edhe më kërcënues. Pasi motor i rëndësishëm i kërkesës për eksport të ekonomive më të vogla europiane, Gjermania ishte tepër e madhe që izolimi i saj të mos i sillte dëme të rënda tregëtare të gjithë Europës. Dilemat e nëndheshme me situatën e viteve ‘30 tregojnë se agresorët padyshim që duhen përballuar, kur shqetësojnë rendin ndërkombëtar, ama vënë edhe në evidencë se praktikueshmëria e sanksioneve dhe mundësitë e tyre për sukses varen gjithmonë nga situata ekonomike botërore. Në kushte tregëtare dhe financiare të paqëndrueshme, do të jetë e nevojshme të përgatitet sa më më mirë lidhur me efekte të padëshiruara të çdo lloji. Aplikimi i sanksioneve ndaj ekonomive shumë të mëdha do të rezultojë thjesht e pamundur, nëse njëehrazi nuk adoptohen politike shpërblyese për të mbështetur ekonomitë sanksionuese dhe të pjesës tjetër të botës.
Të menaxhosh pasojat
Administrata Biden është e vetëdijshme për këtë problem. Uashingtoni ka kërkuar që t’i reduktojë tensionet në tregun petrolifer duke zbatuar një ripajtim të pjesshëm me Iranin dhe me Venezuelën. Pasi në këtë moment synon të kundërshtojë efektin indirekt të sanksioneve të drejtuar kundër një shtet petrolifer të madhësisë së parë, i është dashur me pahir të lehtësojë atë që kishte drejtuar ndaj dy shtetesh petroliferë më të vegjël. Por kjo diplomaci petrolifere është e pamjaftueshme për të kompensuar sfidën e vendosur nga masat kundër Rusisë, që kanë efekte rënduese ndaj problemeve ekonomike paraekzistuese. Nëse është e vërtetë se problemet ndaj zinxhirit shpërndarës dhe qafave të shishes të epokës pandemike në rrjetet botërore të transportit dhe prodhimit qenë më përpara luftës në Ukrainë, aq më shumë përdprimi i padëgjuar i sanksioneve në kushte të tillë tashmë problematike e ka përkeqësuar situatën.
Menaxhimi i pasojave të luftës ekonomike është një sfidë sidomos për Bashkimin Europian. Kjo, që ka shkaktuar kufizime tregëtare dhe energjitike shumë të forta me Rusinë, në 20 vjeçarin e fundit ka ndjekur një strategji rritëse që varet në masë të madhe nga tregëtia dhe përqëndrohet mbi eksportet. Për t’u bërë e pavarur nga furnitori i padëshiruar, mund t’i duhet të kthehet tek qymyri dhe tek energjia e diskutuar bërthamore. Duke vepruar kështu, do të duhet të ndryshohen impenjimet e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. Në mënyrë për ta absorbuar këtë impakt është rritja e investimeve në energjinë e rinvoueshme në të gjithë Bashkimi Europian dhe zgjeruar kontrollin publik në sektorin energjitik, por kjo kërkon kohë dhe detyron që të pajisesh me furnizime të sigurta gazi dhe nafte nga prodhues të tjerë. Paszaj janë edhe pasojat që sanksionet do të shkaktojnë mbi ekonominë botërore në përgjithësi dhe në «Jugun global» në veçanti. Bëhet fjalë për probleme që do të sjellin një sfidë të rëndësishme makroekonomike. Prandaj është e nevojshme që G7, Bashkimi Europian dhe partnerët aziatikë të Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin aksione guximtare dhe të koordinojnë për të stabilizuar tregjet botërore.
Objektivi është i arrithsëm nëpërmjet investimesh specifike të prirur që të eliminojnë qafat e shishes të shprndarjes, nëpërmjet dhurimesh dhe huashë ndërkombëtare bujare në vende në rrugën e zhvillimit që metio arrijnë të sigurojnë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe energji, si edhe fonde qeveritare të destinuara të rrisin kapacitetin e gjenerimit të energjisë së rinvoueshme. Veç kësaj do të nevojiten të gjenerohen subvencione dhe nganjëherë të adoptohet racionimi dhe një kontroll i çmimeve, në mëynrë që të mbrohen më të varfërit nga efektet shkatërrimtare të rritjes së çmimeve të ushqimeve, të energjisë dhe të lëndëve të para. Një ndërhyrje e ngjashme shtetërore përbën koston për t’u paguar për këdo qp dëshiron të marrë pjesë në një luftë ekonomike. Nuk ka dyshim: është e pamundur të shkaktohen dëme materiale në masën që kërkohet të bëhet ndaj Rusisë, në rast se nuk do të ndryshohet imponimi i politikave ndërkombëtare, duke e rritur mbështetjen ekonomike ndaj kujt penalizohet nga sanksionet. Në rast se nuk do të mbrohet mirëqenia materiale e familjeve, mbështetja politike ndaj masave kaq drakoniane nuk do të vonojë të thërmohet.
Prandaj përgjegjësit politikë perëndimorë ndodhen përballë një vendimi serioz. Zgjatja e agresionit shtyn që të intensifikohen ndëshkimet kundër Rusisë. Ndjehet si një nevojë absolute. Sanksione më intensive do të shkaktojnë dëme më të mëdha edhe ndaj kujt i dekreton dhe, në përgjithësi, ndaj ekonomisë botërore. Nuk llogaritet sesa Perëndimi është u vendosur dhe i justifikuar në qëllimin e ndalimit të agresionit rus: përgjegjësit polotikë duhet ta pranojnë realitetin që një ofensivë ekonomike në të gjithë fushën do të shkaktojnë tensione të reja dhe të konsiderueshme në ekonominë botërore. Intensifikimi i sanksioneve do të shkaktojë një kaskadë traumash materiale, që nga ana e tyre do të kërkojnë përpjekje stabilizimi në shkallë të gjerë dhe deri sa do të adoptohen masa kontrasti ponë shkallë të gjerë, dëmi ekonomik mund të jetë i rëndë dhe rreziqet e një escalation strategjik do të mbesin të larta. Për të gjitha këto arësye, midis instrumentave për t’i dhënë fund konfliktit do të mbesin jetike rrugët diplomatike dhe ekonomike. Cilatdo qosfhsin rezultatet e luftës, ofensiva ekonomike ndaj Rusisë ka manifestuar një realitet tjetër të rëndësishëm: nuk ndodhemi në një situatë sanksionesh pa kosto, pa rreziqe dhe me ecuri të parashikueshme.
Perëndimi nuk duhet ta harrojë mësimin e madh të 1918
Lidhur me këtë, është e dobishme të kujtohet mësimi i Keynes, maestro i madh i kandisjes. Ai theksoi se reparacionet e rënda të luftës të vendosura Gjermanisë nga vendet fituese në 1918 do ta çonin ekonominë gjermane nga shkatërrimi dhe se do të përfundonte duke rezultuar në një ndëshkim vetëdëmtues. Historia i ka dhënë të drejtë, nga momenti që nga aty e pak më vonë lindi Gjermania naziste. Sanksionet kundër Rusisë me siguri që do ta varfërojnë klasën e mesme emergjente. Nëse objektivi është të mundet Putini, historia sugjeron se kjo është një ngjarje pak e mundur në periudhën afatmesme. Pozicioni i tij mund deri të forcohet, atëhere kur populli rus të zgjidhte t’i ngushtonte radhët nacionalistikisht, siç bërë ai gjerman pas Luftës së Parë Botërore. Është e qartë se këto armë ekonomike, të mundshme falë integrimit botëror, kanë mundësuar të shmanget një sistem governance botërore, duke arritur në mënyrë efikase – domethënë të dhimbshme – por civile, t’i përgjigjet agresionit dhe barbarive. Nuk duket se përdorimi i tregëtisë si armë lufte do t’i jepte fund konfliktit. Liderët perëndimorë duket ta dinë dhe t’i dyfishojnp përpjekjet diplomatike. Cila rrugëdalje për të dyja palët në konflikt? Një pyetje që ngrihet në Perëndim bëhet sepse Rusia ka pushtuar Ukrainën. Ka diçka më shumë se thjesht ambiciet territoriale të Kremlinit? Me siguri në escalation e konfliktit ka kontribuar një gabim në llogaritje e kryer nga të dyja palët. Ukraina besonte se do të mund të bëhej anëtare e NATO dhe e BE në kohë të shkurtër dhe se kështu do të mund të mbështetej mbi mbështetjen ushtarake të Aleancës; nga ana tjetër, e bazuar mbi aneksimin mizor të Krimesë të 2014, Rusia e ka nënvlerësuar rezistencën ukrainase. Në këtë moment, duket e pamundur të gjendet një terren ujdie. Megjithatë një zgjidhje e negociuar mbetet rruga e vetme për të shmangur një katastrofë në perspektivë, që do të destabilizonte të gjithë rajonin, në mos të gjithë botën.
Rusia ka ndryshuar botën
Shkelja e sovranitetit të Ukrainës e përgatitur nga Rusia shënon fundin e rendit pasues të Luftës së Ftohtë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik kishte hyrë unipolariteti amerikan, por 15 vitet e fundit janë karakterizuar nga rilindja e Rusisë, nga ngjitja e Kinës dhe nga erozioni i hegjemonisë amerikane. Pushtimi rus i Ukrainës është një sfidë e hapur ndaj rolit të «policit global» që Shtetet e Bashkuara kanë atribuar dhe që sugjeron se bota do të bëhet shumë më e paqëndrueshme dhe e rrezikshme. Kjo luftë mund të forcojë aleancën strategjike të Rusisë me Kinën, të theksojë polarizimin global dhe të ngulë gozhdën e fundit mbi varrin e multilateralizmit. E izoluar nga sistemi politik, ekonomik dhe financiar ndërkombëtar, Rusia mund të shikojë vetëm nga Lindja. Në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, përpara pushtimit rus të Ukrainës, presidentët Xi Jinping dhe Putin patën deklaruar se aleanca e tyre «nuk do të kishte limite» dhe do të ishte «superiore ndja aleancave politike dhe ushtarake të Luftës së Ftohtë».
Duke shkaktuar një prishje vendimtare me Perëndimin, Rusia ka shkaktuar ndarjen e botës në dy pole rivale: Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Europian, duke mbajtur parasysh historinë dhe ekonominë e tij, mundet vetëm që të jetë një aleat aktiv i Uashingtonit. Lufta në Ukrainë e konfirmon se duhet të jetë vetëvetja dhe jo Shtetet e Bashkuara apo Rusia që të influencojnë mbi sa ndodh në kontinentin e saj. Shtetet e Bashkuara do të mbesin vendi dominues i NATO, por ka të ngjarë që në vitet e ardhshme ekuilibri të ndryshojë, pasi fuqitë europiane, të drejtuara nga Franca dhe Gjermania, do të kujdesen më shumë për interesat e tyre. Pushtimi rus i Ukrainës ka provokuar tek fuqitë NATO një demonstrim uniteti të paprecedent. Akoma sot vërejmë se Shtetet e Bashkuara janë riparaqitur si «policë globalë», duke përdorur fuqinë e tyre ekonomike më shumë se atë ushtarake; se Gjermania po riarmatoset; se nga ana e saj me Kinën, që po konsolidohet në sistemin global, rënia e pashmangshme e Rusisë po konfirmon nevojën e distancimit nga Perëndimi. Bota po zgjidhet. Në perspektivë kjo do ta kompromentojë rritjen globale. Veç kësaj, procesi i tranzicionit është inflacionar, me rilokalizimin e vendeve më shumë me treg të mirë, zinxhirë shpërndarës më të indvidualizuar dhe të dyfishuara dhe më pak shkëmbime të teknologjisë më të mirë.
Refleksione finale
Tek Romeo e Giulietta, William Shakespre ka shkruar se falja do të ishte vrastare nëse faleshin vrasësit dhe se mund të bëhet humë me iurrejtjen, por akoma më shumë me dashurinë. Agresioni duhet ndaluar, paqja duhet arritur. Duhet arritur një marrëveshje. Si në Ballkan dhe përpara Luftës së Dytë Botërore, do të gjykohen krimet e luftës tashmë të evidentuara. Miguel de Cervantes, që ka qenë një ushtar, ka shkruar se lufta ka ligjet e saj dhe është subjekt i tyre. nga momenti që e urrente shpikjen e barutit, që vret nga distancë e largët, çfarë do të thoshte sot për ato përbindsha raketorë të lëshuat nga larg, të aftë që të shkatërrojnë fshatra të tëra? Rusia do ta fitojë ose do ta humbasë luftën e pushtimit të saj, por me siguri do ta humbasë pasluftën. Situata e krijuar duket e pakthyeshme. E akuzuar nga Perëndimi, në duart e Kinës, Rusia i bashkëpremton energjinë dhe ushqimet pjesës tjetër të botës. Ndëshkimi i ekonomisë dhe i shoqërisë rise, të izoluara dhe të etura, do të jetë jetëgjatë? Nuk po flasim për sanksione të durueshme që i ndëshkuari dhe ndëshkuesi mund të adoptohen, por për një luftë mizore ekonomike. Prandaj dalja nga ky konflikt duhet të mbajë parasysh edhe fatin e tyre të ardhshëm.
(nga La Civilta Cattolica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA