Për herë të dytë brenda një muaji, është vënë flaka lokalit të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit ‘Noizy’.
Lokali ndodhet në zonën e Currilave në Durrës, i është vënë flaka në verandë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe forca policie.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.