Einxhel dhe Beniada i kanë lënë pas keqkuptimet që nisën mes tyre pas “Big Brother VIP”. Këtë e tregoi vetë Einxhel pak ditë më parë me anë të një postimi në Instastory ku publikoi foton e një dhurate që Beniada i kishte bërë.

Së fundmi, Einxhel ka zbuluar se janë takuar. Moderatorja ka publikuar një video teksa shihet bashkë me Beniadën.


“Po më kërkonte nëpër lagje, se s’rri dot më pa mua kjo”, ka shkruar Einxhel krahas videos.