Për t’u ushqyer më mirë e për të qenë në formë ndiqni një regjim sipas astrologjisë. Ja çfarë duhet të keni parasysh ju dashët, që ju pëlqen ushqimi dhe doni ta shijoni sa më shumë.
Fillimisht ju duhet të ngadalësoni të ngrënin dhe të merrni kohën e duhur për t’u përtypur mirë. Nga ana tjetër nuk duhet të konsumoni më ushqim në këmbë dhe duhet të hani shëndetshëm.
Doni edhe të dobësoheni? Privilegjoni frutat dhe perimet e freskëta, në vend të gjërave të paketuara kur keni pushimin në punë. Krijoni një listë me ushqime që duhet të konsumoni dhe privilegjoni gatimet me lëng.
Për të qenë në formë, ju dashët, nuk duhet të harroni aktivitetin fizik. Kardioja dhe vrapi janë më të mirat për ju.