Sirena angleze për Theo Hernandez. Manchester United synon të sigurojë akordin me një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit.

GDS shkruan se “Djajtë e Kuq”, të cilët pritet të ndërrojnë pronësi dhe të kryejnë një merkato të çmendur, kanë piketuar francezin si një nga dhuratat e mëdha për trajnerin Ten Hag.

Për momentin ka vetëm sondazhe. Por nëse interesimi bëhet konkret dhe vjen një ofertë prej të paktën 60 milionë eurosh, drejtuesit e Milanit janë gati të shesin tek United.

Anësori i majtë rinovoi me kuqezinjtë gjatë shkurtit të vitit të kaluar, me pagën sezonale që i shkoi nga 1.5 në 4 milionë euro në sezon. Por, drejtuesit e United i ofrojnë dyfishin 25-vjeçarit: 8 milionë euro në sezon.

Theo është një nga zv kapitenët e skuadrës së Stefano Piolit dhe një nga lojtarët më të dashur të tifozëve. Me këta të fundit që shpresojnë që drejtuesit të bllokojnë shitjen e tij.