Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Pejë, ku moti i keq me shira të rrëmbyeshëm u mori jetën dy personave, nënë e bir, pasi rrjedha e ujit përmbyti shtëpinë e tyre.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Peleshi shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të mbështetur banorët e Pejës dhe të Kosovës në kohë nevoje, në këto ditë të vështira. “Ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.

Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!”- shkruan Peleshi.