Nga Ulqini ku zhvilloi takimin e radhës me të rinjtë, Nik Gjeloshaj, kreu i Komunës së Tuzit e njëherësh kryesuesi i listës së Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 11 qershorit që mbahen në Mal të Zi, foli edhe për situatën në Kosovë.
Gjeloshaj dënoi ashpër agresionin serb duke theksuar se kjo ëshhtë një politikë si ajo e viteve ’90
Nga ana tjetër Gjeloshaj theksoi se Forumi Shqiptar nuk do ta tradhëtojë kurrë Kosovën siç nuk ka tradhëtuar asnjë shqiptar asnjëherë.
Ai tha se deputetët e Forumit Shqiptar nuk do reshtin së mbrojturi të drejtat e Kosovës në qeverinë e Malit të Zi, duke ngritur zërin për çdo padrejtësi.
NIk Gjeloshaj po ashtu foli për zhvillimin ekonomik të Tuzit dhe faktin se njëlloj si në Tuz, vota për Forumin Shqiptar do të mundësojë zhvillim në të gjitha komunat shqiptare.