Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë të bërë së fundmi duke iu referuar situatës së krijuar në Rusi pasi kreu i grupit Wanger u nis drejt Moskës dhe më pas ktheu në kilometrat e fundit për të shmangur gjakderdhjen, tha se ‘bosët’ e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë.
Zelensky u shpreh se Rusia karakterizohet nga kaosi total dhe se askush nuk ka kontroll mbi asgjë.
“Sot bota pa se liderët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos total. Mungesë totale e çdo parashikueshmërie.” Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan në Twitter për revoltën e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.