Autoritetet amerikane kanë thënë se pesë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan kanë ndërruar jetë si pasojë e një shpërthimi teksa zbrisnin në rrënojat e Titanikut 3 kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. Disa mbetje të nëndetëses u gjetën pranë vendit të mbytjes së Titanikut.

Mbetjet u gjetën në fundin e oqeanit, 480 metra nga anija e Titanikut. Mbetjet tregojnë një dekompresim katastrofik që çoi në shpërbërjen e nëndetëses, tha roja bregdetare. Sipas një eksperti, nëndetësja mund të ketë shpërthyer nën presionin e jashtëzakonshëm të ujit të detit ndërsa ishte në shumë poshtë.”

Nëndetësja u raportua e zhdukur të dielën pasi fillimisht humbi kontaktin me anijen e saj sipërfaqësore. Furnizimi i saj 96-orësh me oksigjen thuhet se mbaroi të enjten. Nuk dihet nëse shpërthimi ka ndodhur të dielën apo në ditët në vijim, gjatë kërkimit ndërkombëtar për gjetjen e nëndetëses së zhdukur.

Mauger shpjegoi se një automjet me telekomandë (ROV) gjeti rrënojat e Titanit rreth 500 metra larg Titanikut. Rrënojat e tjera janë identifikuar në zonë dhe të gjitha janë analizuar nga ekspertët. Gjatë konferencës për shtyp nga Bostoni, Mauger shpjegoi se automjetet ROV do të qëndrojnë në vendngjarje në përpjekje për të marrë më shumë informacion me qëllimin për të kuptuar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.