Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj shtatë politikanëve dhe biznesmenëve modave dhe rusë, pas një përpjekje nga ana e tyre për të destabilizuar dhe minuar sovranitetin e Moldavisë për nevojat e Rusisë.
Disa prej tyre akuzohen gjithashtu se kanë mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, duke bashkëpunuar me autoritetet pushtuese ruse apo duke planifikuar demonstrata të dhunshme ose eksporte të paautorizuara kapitali.
Për pasojë sanksionet që BE ka vendosur pengon këta persona të udhëtojnë në dhe përmes Bashkimit Evropian, pasuritë e tyre janë ngrirë.
Duke qenë se Moldavia është një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës, vazhdimisht ka pasur përpjekje serioze dhe të intensifikuara për të destabilizuar vendin.
Prandaj, sanksionet janë një sinjal i rëndësishëm politik i mbështetjes së BE-së për Republikën e Moldavisë.
Vendet e BE-së krijuan një kornizë ligjore për sanksione të tilla në prill me kërkesë të Moldavisë.