Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e përpjekje për të çtensionuar konfliktin aktiv në Veri të Kosovës. Nga salla e Hartave në kryeministri tregoi iniciativën për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe çuarjen përpara siç ngulmojnë amerikanët në krijimit të Asocacionit.
“Dje i kam përcjellë presidentit Emanuel Macron dhe kancelarin Olaf Sholz një draft të Asosacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst. Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi se përse nuk mund të japë detajet e këtij draft propozimi iniciuar prej tij .
“Natyrisht ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e Asocacionit dhe në konsideratë se Asocacioni është pjesë e furnizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e gjykatës së Kosovës. Uroj që ky material të vlejë që ta çojë në nivel tjetër dialogun dhe të bëjë palët të flasin për gjëra konkrete për gjëra që lidhen me përfundimin e dialogut”.
Kryeministri Edi Rama thotë se po e tregon publikisht këtë përfshirje për zgjidhje, pasi situata po bëhet alarmante dhe se ai nuk mund të qëndronte spektator e të shikojë Kosovën të tkurret në sytë e atyre që krijuan shtetin e Kosovës.