Rikthehet ish-banori i “Big Brother 3”, Klodian Çela që tronditi mbarë opinionin shqiptar, pasi pranoi hapur homoseksualitetin. Vuajtjet e mospranimit nga shoqëria, ai i kujtoi dje në ‘Ftesë në 5’, i emocionuar dhe i përlotur.
Koha pas daljes nga “Big Brother” ka qenë një periudhë e trishtë për Klodin. Ai rrëfeu për herë të parë se pas spektaklit, ai kishte qëndruar jo pak, por plot 3 muaj në spital. “Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve. U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital.
U prish rehatia e familjes dhe s’e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë, isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”,-tregoi i emocionuar ai.Sipas Klodit, asnjë nuk e mbështeti, madje as komuniteti LGBT. “Më kërkuan diplomë për punë, ndërkohë që unë isha vetëm me diplomë gjimnazi”, tregoi ai. Sot Klodi jeton dhe punon si drejtor imazhi për një kompani ndërkombëtare.