E përditshmja romane “Il Messaggero”, ka bërë me dije ditën e djeshme prapaskenën e bujshme në lidhje me Igli Taren.

Sipas gazetës në fjalë shqiptari, pas largimit nga posti o drejtorit teknik në Romë, ka qenë shumë pranë transferimit në një tjetër klub të madh italian.
Thuhet se Igli Tare është konsideruar nga pronarët e Milani-t si pasuesi ideal i dyshes Maldini-Massara. Deri më tani nuk është mësuar asgjë më shumë mbi këtë prapaskenë.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Igli Tare nuk përjashton mundësinë e vazhdimit të karrierës në Gjermani.
Shqiptari ka kontakte të shumta në vendin në fjalë ku ka luajtur për disa vite me formacione si Karlsruher SC, Fortuna Düsseldorf dhe FC Kaiserslautern.