Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneralin Daniel R. Hokanson, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
Gjatë takimit presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
“Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike. Së bashku me Gjeneralin Hokanson, Presidenti Begaj foli edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës”, bëhet me dije në një njoftim të Presidencës.