Mina me telekomandë, armë zjarri, kallëpe tritoli, kapsolla e fishekë këto janë pamjet e arsenalit të madh të armëve që u zbulua në banesën e Qemal Ajazit në Lezhë. 66-vjeçari prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale apo njerëzve që kryenin veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit ‘AMONEKS’ kanë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarak në banesën e 66-vjeçarit. Arsenali i armëve u kap në fshatin Arrëmollë të Lurës
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër dhe Prokurorinë, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.