22 Qershor, Tiranë- Mekanizmat e rinj për nxitjen e punësimit për personat me aftësi të kufizuar përmes Fondit Social të Punësimit dhe Garancia Rinore, si një instrument që do të garantojë më shumë formim profesional dhe punësim për të rinjtë, janë thelbi i ndryshimeve ligjore në projektligjin për nxitjen e punësimit për grupet më në nevojë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, foli në Kuvend për ndryshimet ligjore në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”.
“Unë doja të ndalesha tek një instrument i rëndësishëm, i cili në fakt shkon në të njëjtin drejtim me reformën që ne kemi ndërmarrë sa i përket mbështetjes së personave me aftësi të ndryshe dhe është pikërisht krijimi i Fondit Social të personave me aftësi të kufizuara, një instrument më tepër që do të garantojë që punësimin e mbi 9000 personave me aftësi të kufizuar”,- tha Manastirliu.
Manastirliu bëri me dije se një tjetër instrument, ‘Garnacia Rinore’, do të ndihmojë për punësimin e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç.
“Një tjetër instrument i rëndësishëm është edhe Garancia Rinore, që do të vlejë pikërisht për punësimin e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç dhe sigurisht që do të mbështesë këtu edhe ata anëtarë të familjeve me ndihmë ekonomike që kanë të rinj që janë pjesë e kësaj skeme, për të mundësuar që qoftë me ndërmjetësimin për punësim nëpërmjet skemës së garancisë rinore, por nga ana tjetër dhe nëpërmjet instrumentit të ri, pra të skemës së kuponit, do të munden që të rrisin aftësitë profesionale të të rinjve të cilët janë pjesë e ndihmës ekonomike dhe që kërkojnë një mbështetje të shtuar nga programet sociale. Pra çfarë vjen sot me ndryshimet e këtij ligji i shërben më shumë rritjes së aksesueshmërisë për grupet vulnerabël dhe mbi të gjitha i shërben një qasjeje të barabartë dhe shanse të barabarta për qytetarët, duke pasur fokusin tek të rinjtë dhe tek personat me aftësi të kufizuar”,- nënvizoi Manasirliu.
Me ndryshimet në këtë projektligj, parashikohet vendosja e kuotave për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, si një praktikë e cila përdoret nga shumë vende të botës, për të përfshirë këta persona në tregun e punës dhe për ti ri-integruar në shoqëri. Nga ana tjetër, politika e re e Qeverisë Shqiptare për Garancinë Rinore, si pjesë e iniciativës së BE-së në Ballkanin Perëndimor, është një tjetër mundësi për nxitjen e punësimit tek të rinjë dhe posacërisht tek grupmosha 15-29 vjeç. Dhe ky projektligj, i jep mundësi këtyre të rinjve që të trajtohen me përparësi, duke përfituar oferta punësimi, formimi profesional, arsimimi, mësimi, profesioni në vendin e punës, brenda një periudhe 4-mujore nga data e regjistrimit si punëkërkues të papunë në zyrat e punësimit.
Home Lajme Aktualitet Projektligji për nxitjen e punësimit, Manastirliu në Kuvend: Mekanizëm i ri për...