PSG do të luajë sot ndeshjen e fundit në kampionat, ndeshje kjo që i shërben vetëm për statistikë duke qenë se lufta për titullin kampion ka përfunduar. Dështimi në Ligën e Kampioneve, ka bërë që drejtuesit të mos e shohin më trajnerin Kristofe Galtie në krye të stolit.
Pavarësisht kontratës 2-vjeçare me PSG-në, sot do të jetë ndeshja e fundit për trajnerin dhe më pas do të shkarkoet. Vendimi është marrë nga drejtuesit dhe “L’Equipe” raporton se zyrtarizimi do të bëhet pas mbylljes së kampionatit.
Dëshira e madhe për PSG-në është Zhoze Murinjo. Drejtuesit kanë shprehur dëshirën që të kenë portugezin në krye të stolit për vetë faktin që di si të mbajë disiplinën dhe kohët e fundit, PSG ka vuajtur në këtë aspekt. Gjithashtu marrëdhënia e mirë që Murinjo ka me drejtorin sportiv të PSG-së, Luiz Kampos mund ta shtyjë atë drejt Francës.