Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej tre ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukësit.
Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit. Por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë. Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

”Prej tre ditësh jemi këtu, për shkak se qeveria e Kosovës nuk lejon hyrjen e automjeteve me targa serbe. Kemi mallra shqiptarë të ngarkuar për ti dërguar në Ferizaj. Nuk është normale kjo. Kemi ble ushqime të shpejta. Jemi detyruat të marrim taksi për të shkuar në qytet për të blerë ushqime”.“Po flemë në kabinën e automjetit, të bllokuar në kufi. Duhet te blejnë ushqime te gatshme çdo dite. Jemi ne vështirësi për nevojat jetësore. Dje kanë qenë më shumë kamion në kufi dhe janë kthyer. Kanë ikur nga Mali i Zi për tu futur në Serbi”.