Kryeministri Rama ka publikuar një sërë fotosh të Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të. Rama shkruan se ky event do të shërbejë si një mundësi për të promovuar traditën dhe mrekullinë e rivierës sonë.

“MIRËMËNGJES dhe me energjinë që përcjell Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë si promovim i traditës më të mirë, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë, ju uroj ditë të mbarë.”-shkruan Rama.