Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale një foto me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën.

Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.