Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times ka folur për atë që njihet si kriza e emigrantëve të cilët mbërrijnë me gomone në Angli.

Edi Rama shkuan Financial Time ka lavdëruar përpjekjet e kryeministrit Rishi Subak në lidhje me uljen emigracionin ilegal.
Sipas kryeministrit Rama, homologu britanik ka ndërmarrë një bashkëpunim praktik e jo duke shpenzuar para “në çmenduria të cilat asnjëherë nuk funksionojnë” siç kanë bërë paraardhësit e Rishi Sunak.

“I kërkova Boris Jonson kur ishte ministër i Punëve të Jashtme të më dërgonte një ekip me djem të përgatitur nga agjencitë britanike ligj-zbatuese, të cilëve do ti jepnin qasje të plotë në të dhëna sikurse të lejonin oficerë të policisë shqiptare të vepronin në Britaninë e Madhe”.

Pjesë nga artikulli Financial Times
Edi Rama tregon se Borish Jonson u përgjigj se kjo ishte një ide shumë e mirë dhe po, duhej bërë. Por çfarë ndodhi më pas?
“Asgjë. Të njëjtën gjë ia kërkova edhe Theresa May, sikurse edhe Priti Patel e më pas Liz Truss, të gjithëve. U thash. Çfarë jeni duke bërë? Sillni njerëzit tuaj sepse ju po luftoni këtë atje dhe ne po qëndrojmë në vend këtu. Kurrë nuk do të funksionojë”.
Unë ka deklaruar kryeministri Rama për Financial Times, jam kofident se këtë verë, mbase numri atyre shqiptarëve që mbërrijnë me gomome, do të rritet por jo në të njëjtën mënyrë siç ndodhi në të shkuarën. Edi Rama e shpjegon këtë me faktin se trafikantët shqiptarë janë të frikësuar se do të kapen.