Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.

Në fstival ishin të pranishëm një numër i lartë qytetarësh, ndërsa prezent ka qenë edhe kryeministri Edi Rama me djalin e vogël, Zaho dhe bashkëshorten, Linda Rama.

“Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta magjike kaq shumë njerëzve nga kultura të ndryshme ”, shkruan Rama.

Kujtojmë që festivali zhvilloi edicionin e dhjetë në 2015, ndërsa është rikthyer këtë vit. Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve do të shpalosen në paradën që do të zhvillohet në qytetin e gurtë nga data 24 qershor deri më 2 korrik.