Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mashtroi me qëllim Parlamentin në lidhje me festat në kohën e karantinës. “Partygate”, e cila u mbajt në “Downing Street” shkeli rregullat e COVID, sipas një raporti të ri nga një komitet zyrtar.
Komiteti i Privilegjeve të Dhomës së Ulët zbuloi se Johnson me vetëdije mashtronte Parlamentin disa herë dhe se shkeljet e tij ishin mjaft serioze për të rekomanduar një pezullim 90-ditorë, nëse ai ishte ende deputet, megjithëse hoqi dorë nga mandati javën e kaluar.
Në deklaratën e tij të dorëheqjes javën e kaluar, Johnson njoftoi se do të largohej me efekt të menjëhershëm duke pretenduar se nuk ka gënjyer. Ai më tej pohoi se komiteti e di se ai e ka thënë të vërtetën. Komiteti ka hetuar shkeljet e tij të distancës sociale gjatë pandemisë në vitin 2020 dhe 2021.
Duke folur para komisionit në mars, Johnson pranoi se kishte mashtruar Parlamentin, por mohoi se e ka bërë me qëllim.