Ish kreu i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka komentuar situatën e krijuar brenda kampit të PD-së. Alibeaj thotë se rikthimi i Bashës i cili kandidoi për kryetar të partisë, s’ka qenë proces që i shërbente Bashës.

“Njerëzit që kanë luftuar prej dy vitesh që farsa 32 vjeçare në PD mos të vazhdojë më. A ka të drejtë Basha? Ndokush ka të drejtën të kandidojë. Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë?

Kjo s’është garë mes Hanit dhe Bashës, ajo që quhet e barabartë është transparenca e procesit. Sa do të bëjmë e një proces për të mos manipuluar votat. Simptomat e vjetra sovjetikë kanë marrë fund.

Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time në mbarimin e mandatit si drejtues i PD dhe jam shumë serioz në detyrat që marr në PD. Sot PD ka koshiencë, ajo që duhet një PD e ndryshuar në mentalitet. PD e suksesshme s’do jetë dhe nuk duhet të jetë një parti që varet nga shijet, humori i një individi, Një parti që varet se cili është lideri i saj më mirë mos të ekzistojë.”-thotë Alibeaj.

Ai u pyet edhe për akuzat e Bardhit sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku tha se duhet të besohen faktet dhe dokumentet.

“Numrat Grupi parlamentar s’ka të drejte të ndërhyjë në proces.

Ju duhet të besoni dokumentet, faktet, syrin e kamerave.”- thotë Alibeaj.