Avokati serb Çedor Stojkoviç, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, nga forcat serbe ‘Kobra’.
Ai ka thënë se duhet të lirohen pasi sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre.
Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’, Stojkoviç është shprehur se nëse ata nuk lirohen, atëherë Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit.
“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka thënë ai.