Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura argumentat e këtij vendimi të marrë nga gjyqtarja, Atalanta Zeqiraj.
Mësohet se avokatët mbrojtës të Belerit kanë përmendur si rast të ngjashëm atë të Mark Frrokut, i cili edhe pse i arrestuar, u lejua të shkonte në Parlament.
Pritet që në vazhdim KQZ të marrë një vendim në lidhje me bashkinë e Himarës.
Fredi Beleri, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.
Kujtojmë që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Himarës u arrestuan mbrëmjen e 12 majit, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.
Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.
Kandidati i BF, arriti të fitonte përballë kandidatit të Partisë Socialiste edhe pse ishte pas hekurave, ndërsa ende nuk është betuar si kryebashkiak i zgjedhur.