Rusia është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe, tha sot presidenti rus, Vladimir Putin pas takimit me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Peterburg.
Delegacioni, i cili përfshin gjithashtu përfaqësues nga Egjipti, Senegali, Zambia, Republika e Kongos dhe Uganda, paraqitën një plan 10-pikësh si pjesë e nismës për paqen, dhe për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.
“Ka ardhur koha për të filluar negociatat dhe për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa gjatë takimit me homologun e tij rus, Putin, sipas “Interfax”.
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkallë të plotë, në shkurt 2022.