Armando Sadiku nuk do të rikthehet në Superiore dhe vendimi tashmë është marrë. Sulmuesi i Kombëtares do të jetë pjesë e skuadrës së Mohun Bagan në kampionatin indian të futbollit.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga mediat indiane që e lidhin emrin e Sadikut me skuadrën e Mohun duke e bërë edhe zyrtare.

Nga vetë klubi dhe nga Sadiku, ende nuk ka asgjë por si duket, e ardhmja e Sadikut do të jetë në Indi për herë të parë.

Sulmuesi i Kombëtares largohet në këtë mënyrë nga kampionati spanjoll dhe pavarësisht ofertave nga Tirana e Partizani, duket se India e ka bindur për të firmosur kontratën e re.